Desktop - General - 1
Desktop - General - 44
Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2024, 15:54

Bashkitë me mijëra prona, por të pacertifikuara - KLSH: Problemi zvarritet prej vitesh, si rrjedhojë e burokracisë

Nga SCAN TV
Bashkitë me mijëra prona, por të pacertifikuara - KLSH: Problemi

Ledina Elezi/SCAN

Pushteti qendror i ka transferuar një numër të lartë pronash dhe pasurish publike pushtetit vendor, por pa certifikatë pronësie. Gjatë mbledhjes më të fundit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka raportuar mbi veprimtarinë e kryer gjatë vitit 2023.

Përfaqësues nga Kontrolli i Lartë i Shtetit u shprehën se mungesa e regjistrimit të pronave të transferuara bashkive, vjen si pasojë e procesit burokratik të gjatë dhe të vështirë që kërkon ky regjistrim.

Mosregjistrimi i pronave në Kadastër nga bashkitë është një çështje që zvarritet prej vitesh. Si rezultat i mungesës së certifikimit, një numër i lartë pronash shtetërore janë tjetërsuar nga subjekte private.

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat