Pse ‘rrëshqitja’ e jenit në 150 për dollar i ka vendosur investitorët në gatishmëri të lartë?!

Rrëshqitja e jenit në 150 për dollar i ka vënë investitorët në gatishmëri të lartë për rrezikun e ndërhyrjes. Por, autoritetet japoneze mund ta kenë të vështirë për të justifikuar mbështetjen e monedhës së tyre.
Në thelb, rrëshqitja prej 3% e jenit në shtator në nivelin më të dobët në 11 muaj, në 149.71 të mërkurën është rezultat i hezitimit të Bankës së Japonisë për të dalë nga një politikë monetare ultra e lehtë, ndërkohë që Rezerva Federale e SHBA mban opsionet e saj të hapura për shtrëngim të mëtejshëm.
Çifti dollar-jen ndjek tradicionalisht hendekun midis yield-eve afatgjata të vendeve, i cili ka arritur në 380 pikë bazë në favor të dollarit. Yield-et e thesarit të SHBA u rritën pasi zyrtarët e Fed surprizuan tregjet javën e kaluar duke lënë të kuptohet për një rritje tjetër të normës këtë vit.
Nga ana japoneze, guvernatori i BOJ-së, Kazuo Ueda, ka shfuqizuar pritshmëritë për një ndryshim të ashpër gjatë muajve të ardhshëm, duke theksuar në mënyrë të përsëritur një qasje të durueshme për të shtrënguar rubinetat në politikën e saj super të lirshme.
Ndërhyrja është me rrezik financiar dhe politik. Për të bërë qoftë edhe një valëzim në tregun e monedhës prej 5 trilion dollarësh, BOJ-së do t'i duhet të tërheqë sasi masive të rezervave të dollarëve.
Duke marrë parasysh përkushtimin e demokracive të pasura kryesore për t'i lënë tregjet të përcaktojnë kursin e këmbimit, Tokio mund të marrë një përgjigje të hidhur nga Uashingtoni kur të përpiqet të shpjegojë pse duhej të derdhte kaq shumë dollarë në tregun e hapur.
Ministri i Financave Shunichi Suzuki tha të premten se ministria nuk ka një "vijë mbrojtjeje". Por ai ka përsëritur një paralajmërim disa herë këtë muaj se Tokio po e shikon tregun e monedhës "me një ndjenjë urgjence" dhe "nuk do të përjashtojë asnjë opsion" në përgjigjen ndaj "paqëndrueshmërisë së tepruar".
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Popullsia në Itali, në “rënie të lirë” - Sipas Istat, në vitin 2080 numri i banorëve do të tkurret në 45.8 milionë
Parashikimet e reja për të ardhmen demografike të vendit në Itali, sipas Istat, e shohin popullsinë në rënie: nga 59 milionë në 1 janar 2022 në 58.1 milionë në......

Mbyllja e pjesshme e qeverisë rrezikon turizmin - Humbjet në SHBA llogariten deri 140 milionë dollarë në ditë
Nëse Kongresi Amerikan nuk miraton legjislacionin për financimin e qeverisë që presidenti Joe Biden mund ta kthejë në ligj deri në mesnatën e së shtunës,......

Zëvendësministrja Manjani takim me eksportuesit: Punësimi i personave PAK detyrim ligjor!
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë Olta Manjani priti në një takim përfaqësues të shoqatës “Pro-Eksport Albania” në lidhje me integrimin e personave......

Tregjet, në pritje të SHBA - Çmimi global i naftës, në varësi të prodhimit amerikan
Çmimet e naftës mund të shkojnë deri në 150 dollarë për fuçi nëse SHBA nuk rrit përpjekjet e saj për prodhimin, paralajmëron tregu. Ekspertët e sektorit......

Industria gjermane po “zhduket”! - Kompanitë vendase “arratisen” jashtë kufirit
Kompanitë gjermane po lëvizin me shpejtësi jashtë vendit, paralajmëroi kreu i konfederatës së industrialistëve, Siegfried Russwurm. Ai tha gjithashtu se......

20 mln USD për qeverisjen digjitale në Kosovë - Kredia e Bankës Botërore synon uljen e kostove financiare për qytetarët!
Banka Botërore ka financuar 20 milionë dollarë për Kosovën me qëllim forcimin e qeverisjes digjitale për ofrim të shërbimeve. Ndonëse financimi është miratuar......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore? – Dobësohet sërish Dollari amerikan!
Dollari amerikan pas rritjes së ndjeshme që regjistroi një ditë më parë ka humbur pikë këtë mëngjes duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me......

Shtetet europiane me një task-forcë të përbashkët / Synojnë goditjen e emigracionit të paligjshëm
Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke po krijojnë një grup pune të përbashkët për të goditur “krimin çnjerëzor të kontrabandës” dhe emigracionin e paligjshëm,......