Shtetet europiane me një task-forcë të përbashkët / Synojnë goditjen e emigracionit të paligjshëm

Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke po krijojnë një grup pune të përbashkët për të goditur “krimin çnjerëzor të kontrabandës” dhe emigracionin e paligjshëm, njoftoi ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser.
"Së bashku, ne duam të shkatërrojmë biznesin mizor të bandave të kontrabandës që nxjerrin përfitime maksimale nga gjendja e vështirë e njerëzve dhe i kontrabandojnë ata përtej kufijve në një mënyrë kërcënuese për jetën," tha Faeser në një deklaratë të premten.
“Kjo është arsyeja pse ne tani kemi rënë dakord të shtojmë patrullimet e përbashkëta nga forcat e policisë atje me policinë tonë federale edhe në territorin çek dhe polak,” shtoi ajo.
Task-forca e përbashkët, të cilën Faeser e koordinoi me ministrin e Brendshëm çek Vít Rakušan dhe Mariusz Kamiński të Polonisë, do të drejtohet nga programi EMPACT i Europolit. Policia gjermane, çeke dhe polake do të punojnë së bashku në territoret e njëra-tjetrës për të frenuar emigracionin e paligjshëm dhe për të identifikuar rrugët e trafikantëve.
Kjo është përpjekja e fundit e Faeser për të kontrolluar imigracionin e paligjshëm pasi ajo njoftoi të mërkurën kontrolle të përkohshme në kufijtë e Gjermanisë me Poloninë dhe Republikën Çeke. Lëvizja e saj vjen pasi partitë kryesore të Gjermanisë kanë rënë gjithnjë e më shumë në panik dhe kanë ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj migracionit, mes popullaritetit në rritje të partisë së ekstremit të djathtë AfD.
Me zgjedhjet në shtetin gjerman të Hessen-it javën e ardhshme, Faeser – një anëtar i socialdemokratëve të kancelarit Olaf Scholz dhe që kandidon me gjysmë zemre për kryeministër të Hessen-it – po përpiqet të ecë në ujëra të sigurta. Nëse nuk fiton zgjedhjet e Hessen, ajo dëshiron të mbajë postin e saj si ministre e brendshme e Gjermanisë, njoftoi ajo.
SCAN
Sondazh

Rama: Nga 1 tetori hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nisur nga data 1 tetor do të hyjë në fuqi Marrëveshja për......

Cili shtet ka ndaluar shitjet e produkteve në mediat sociale?!
Që tani e tutje, njerëzit mund të shohin ende reklama kur lëvizin në telefonat e tyre, por jo drejtpërdrejt të blejnë produktet që shohin në ekranin e......

“SOS Mesdheu” fiton 'Çmimin Nobel' alternativ për shpëtimin e emigrantëve!
Organizata bamirëse besohet se ka shpëtuar 40,000 jetë që nga viti 2015. Një shoqatë bamirësie që i është përkushtuar shpëtimit të atyre që janë në rrezik në......

Lëvizje historike: Macron i ofron Korsikës autonominë!
Në një fjalim në Asamblenë Rajonale të Korsikës, Emmanuel Macron propozoi një tekst kushtetues për të ndërtuar autonominë e Korsikës brenda shtetit......

Në cilin vend europian energjia e erës tejkaloi kërkesën për energji elektrike për herë të parë?
Korriku dhe gushti i këtij viti vendosën rekorde të reja për prodhimin e energjisë së erës në Irlandë. Prodhimi i energjisë nga era tejkaloi përkohësisht......

Gusht, “Lumë” eurosh në bankat shqiptare, depozitat rekord - 7.1 miliardë euro të depozituara në sistem, rritje vjetore dyshifrore
Muaji gusht ka sjellë me vete një rekord të ri sa i përket flukseve valutore në tregun financiar vendas, veccanërisht ato në monedhën e përbashkët evropiane.......

Aplikimet për tarifat e reja të ujit - ERRU, ujësjellësve: Afati i fundit është 30 shtatori
Shoqëritë e ujësjellës - kanalizimeve kanë afat deri në datën 30 shtator për të paraqitur aplikimet për tarifa të reja pranë Entit Rregullator të Ujit. Ky......

Procesi i Berlinit, sfidat që duhen zgjidhur! - Më shumë investime në arsim e shëndetësi. Të përafrohen politikat e mirëqenies për qytetarët
Në kushtet e reja të sigurisë në Europë si pasojë e agresionit të Rusisë mbi Ukrainën vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërmarrin një sërë hapash për të......