Aplikimet për tarifat e reja të ujit - ERRU, ujësjellësve: Afati i fundit është 30 shtatori
Shoqëritë e ujësjellës - kanalizimeve kanë afat deri në datën 30 shtator për të paraqitur aplikimet për tarifa të reja pranë Entit Rregullator të Ujit. Ky dikaster ka pranuar kërkesën e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime për shtyrjen e afatit, që sipas legjislacionit në fuqi është data 30 qershor e çdo viti. Sivjet, ky proces ka një rëndësi të veçantë për shkak se shoqëritë rajonale duhet të shkojnë drejt unifikimit të tyre për zonat ku ato ofrojnë shërbim, që pas reformës ka sjellë bashkimin e kompanive.
Reforma do të finalizohet me krijimin e 15 shoqërive, nga 58 që ishin deri vitin që shkoi, teksa aktualisht janë krijuar 12 prej tyre. Kjo nënkupton se një shoqëri, tashmë përfshin disa bashki ku aktualisht apikohen tarifa të ndryshme të ujit, por që duhet të shkojnë gradualisht drejt unifikimit. Përshembull ujësjellësi i Durrësit, tashmë përfshin edhe Shijakun, Krujën, Kavajën dhe Rrogozhinën, ndërsa ujësjellësi i Korçës, ka në përbërje edhe Devollin, Ersekën, Maliqin dhe Pustecin.
Sipas metodologjisë së re të përllogaritjes të çmimeve nga pagesat e ujit, duhet të mbulohen jo vetëm nevojat për të ardhura të shoqërisë, për mbulimin e kostove të operimit, por edhe mbulimin e kostove të investimeve që kryhen nga ujësjellësit, çka rrjedhimisht sjell rritjen e tyre. Ndërkaq, Enti Rregullator i Ujit ka parashikuar vështirësi në unifikimin e tarifave, duke qenë se diferencat e tarifave aktuale ndërmjet zonave janë të mëdha, për shkak të kostove mjaft të ndryshme të operimit dhe të cilësisë së shërbimit në njësitë përbërëse të tyre.
Sipas Entit, një unifikim i sforcuar i tarifave në të gjithë zonën e shërbimit, që sjell një rritje të menjëhershme të tyre në njësitë me tarifa relativisht të ulta, mund të sjellë reaksione të forta nga konsumatorët me pasojë ulje të normës së arkëtimit dhe ulje të aftësive likuiduese financiare të shoqërisë.
Për këto arsye, Enti Rregullator i Ujit ka sugjeruar që unifikimi i tarifave për këto shoqëri mund të realizohet në bashkërendim të ngushtë në nivel strategjik me qeverinë qendrore dhe ERRU-në për të parashikuar një politikë të përshtatshme subvencionimi në vlerë dhe kohë, në mënyrë që unifikimi të bëhet gradualisht dhe i pranueshëm për konsumatorët.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Procesi i Berlinit, sfidat që duhen zgjidhur! - Më shumë investime në arsim e shëndetësi. Të përafrohen politikat e mirëqenies për qytetarët
Në kushtet e reja të sigurisë në Europë si pasojë e agresionit të Rusisë mbi Ukrainën vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërmarrin një sërë hapash për të......

Gusht, “bum” i kredisë për pasuri të paluajtshme - Nga 430 milionë lekë në korrik, arriti 2.9 miliardë lekë në gusht
Pas një rënie të vazhdueshme në pjesën e parë të vitit, kredia për blerje pasurish të paluajtshme ka shënuar një bum në kuptimin e plotë të fjalës në muajin......

Tatimet nxjerrin buxhetin me rekord suficiti - 48 mld lekë në 8-mujor. Kompensohet humbja e doganave
Buxheti i shtetit ka rritur arkëtimet me 12.9 për qind përgjatë periudhës Janar-Gusht 2023, ku të ardhurat janë regjistruar në 425 miliardë lekë. Referuar......

Gjermania po përpiqet të rikthehet në rolin e motorit ekonomik të BE-së por PBB-ja e saj po vijon tkurrjen!
Një parashikim i ri pret që prodhimi i përgjithshëm ekonomik gjerman të tkurret këtë vit, kryesisht për shkak të një rikuperimi më të ngadaltë se sa pritej në......

Sektori i energjisë diellore me 200 mijë punëtor të rinj në 2022 – Synohet të arrijë në 1.2 milion deri në vitin 2027
Fuqia punëtore në sektorin e prodhimit të energjisë diellore në Bashkimin Evropian u rrit me pothuajse 200,000 njerëz në vitin 2022, në 648,000. Kjo përkthehet......

Sondazhi: Nju Jorku mbetet qendra kryesore financiare në botë, Londra mbetet në vendin e dytë!
Nju Jorku ka mbetur lehtësisht qendra më e mirë financiare në botë me Londrën ende të dytën dhe duke fituar pak terren, por gjithashtu përballet me një luftë......

Eksporti i vajit të ullirit drejt Italisë – Denaj: Rreth 5200 ton kanë shkuar në 8 muaj krahasuar me 60 litra një vit më parë
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka bërë me dije se Shqipëria ka eksportuar rreth......

Kontinenti i tetë i zhdukur për 375 vjet më në fund është evidentuar totalisht në hartë!
Kontinenti i ri është 94 % nën ujë, me vetëm një grusht ishujsh, të ngjashëm me Zelandën e Re. Pas gati 375 vjetësh, gjeoshkencëtarët zbuluan një kontinent që......