Tatimet nxjerrin buxhetin me rekord suficiti - 48 mld lekë në 8-mujor. Kompensohet humbja e doganave
Buxheti i shtetit ka rritur arkëtimet me 12.9 për qind përgjatë periudhës Janar-Gusht 2023, ku të ardhurat janë regjistruar në 425 miliardë lekë. Referuar treguesve fiskale të Ministrisë së Financave, performanca në vjeljen e taksave ka bërë që suficiti në buxhet të arrijë nivel rekord në 47.8 miliardë lekë, me një rritje drastike krahasuar me një vit më parë në 234%, ku rezultonte 14.3 miliardë lekë.
Por duket se “flamurin” e rritjes së të ardhurave e kanë marrë tatimet, pasi të hyrat nga doganat shënojnë rënie, e cila vjen kryesisht nga çmimet dhe kursi i këmbimit. Kështu, të ardhurat doganore u realizuan në vlerën 141.4 miliardë lekë, apo 2.4 miliardë lekë më pak 8 mujori 2022, si dhe 10 miliardë lekë më pak se plani.
TVSH-ja në import ka pësuar rënie në 5.2 për qind më pak se një vit më parë dhe janë arkëtuar në total 95.3 miliardë lekë. Nga renta minerare po ashtu janë mbledhur 2 miliardë lekë, apo 33.5 % më pak krahasuar me 8 mujorin 2022. Nga akciza janë arkëtuar 38.2 miliardë lekë, me rritje 9.9 për qind në raport me në vit më parë dhe nga taksat doganore janë arkëtuar 5.9 miliardë lekë, apo 7.3 për qind më shumë se një vit më parë. Ajo që vihet re është se përveç taksave doganore, zërat e tjerë janë të gjitha në rënie në raport me planin.
Sa i takon të ardhurave tatimore, për 8 mujorin 2023 u realizuan në masën 226.6 miliardë lekë, 35.3 miliardë ose 18.4% më shumë se 8 mujori i vitit të kaluar, si dhe 22.6 miliardë lekë, ose 11.1% më shumë se plani. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 30.9 miliardë lekë, ose 23.8% më shumë se 8 mujori 2022, si dhe 3.5 miliardë omë shumë se plani. Ndikim kryesor duket të ketë dhënë sezoni i turizmit, duke rritur ndjeshëm konsumin në vend.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 40.9 miliardë lekë, 36.2% më shumë se 8 mujori 2022, si dhe 30% më shumë në raport me planifikimin. Nga tatimi mbi të ardhurat personale janë arkëtuar 39.3 miliardë lekë me një kapërcim prej 8.7 milardë lekë në raport me një vit më parë. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 91.1 miliardë lekë, 13.7 miliardë lekë më shumë se 8 mujori 2022. Me rritje në raport me një vit më parë janë dhe taksat nacionale, edhe pse jo në planifikimin e bërë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, u realizuan masën 92.8 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 15.1 miliardë lekë më shumë.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Gjermania po përpiqet të rikthehet në rolin e motorit ekonomik të BE-së por PBB-ja e saj po vijon tkurrjen!
Një parashikim i ri pret që prodhimi i përgjithshëm ekonomik gjerman të tkurret këtë vit, kryesisht për shkak të një rikuperimi më të ngadaltë se sa pritej në......

Sektori i energjisë diellore me 200 mijë punëtor të rinj në 2022 – Synohet të arrijë në 1.2 milion deri në vitin 2027
Fuqia punëtore në sektorin e prodhimit të energjisë diellore në Bashkimin Evropian u rrit me pothuajse 200,000 njerëz në vitin 2022, në 648,000. Kjo përkthehet......

Sondazhi: Nju Jorku mbetet qendra kryesore financiare në botë, Londra mbetet në vendin e dytë!
Nju Jorku ka mbetur lehtësisht qendra më e mirë financiare në botë me Londrën ende të dytën dhe duke fituar pak terren, por gjithashtu përballet me një luftë......

Eksporti i vajit të ullirit drejt Italisë – Denaj: Rreth 5200 ton kanë shkuar në 8 muaj krahasuar me 60 litra një vit më parë
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka bërë me dije se Shqipëria ka eksportuar rreth......

Kontinenti i tetë i zhdukur për 375 vjet më në fund është evidentuar totalisht në hartë!
Kontinenti i ri është 94 % nën ujë, me vetëm një grusht ishujsh, të ngjashëm me Zelandën e Re. Pas gati 375 vjetësh, gjeoshkencëtarët zbuluan një kontinent që......

Pse prodhuesit e automjeteve elektrike si Tesla mund të bien nën hetimin BE-së për subvencionet kineze?!
Markat jo-kineze të makinave elektrike, të tilla si Tesla dhe BMW, mund të shqyrtohen si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për subvencionet e Kinës që Bashkimi......

Çmimet e naftës rriten në nivelin më të lartë në më shumë se një vit!
Çmimet e naftës u rritën në nivelin e tyre më të lartë në më shumë se një vit gjatë orëve të tregtimit aziatik, pasi stoqet e naftës së papërpunuar në një......

Vijon ecuria pozitive e ekonomisë – MFE: Të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 425 miliardë lekë!
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar sot një Përmbledhjen e Performancës Paraprake të të Ardhurave dhe Shpenzimeve ku evidentohet se të ardhurat......