Europa Postuar më 29 Shtator 2023, 10:12

Popullsia në Itali, në “rënie të lirë” - Sipas Istat, në vitin 2080 numri i banorëve do të tkurret në 45.8 milionë

Nga SCAN TV

Parashikimet e reja për të ardhmen demografike të vendit në Itali, sipas Istat, e shohin popullsinë në rënie: nga 59 milionë në 1 janar 2022 në 58.1 milionë në 2030-ën, në 54.4 milionë në 2050 dhe deri në 45.8 milionë në 2080-ën. Familjet po rriten, por me një numër mesatar gjithnjë e më të vogël të anëtarëve. Më pak çifte me fëmijë, ndërsa gjithnjë e më shumë çifte zgjedhin të mos kenë fëmijë: deri në vitin 2042 vetëm një në katër familje do të përbëhet nga një çift me fëmijë, më shumë se një në pesë nuk do të ketë asnjë.

Raporti ndërmjet individëve në moshë pune, 15-64 vjeç, dhe individëve jo në moshë pune 0-14 dhe 65 vjeç e lart, do të shkojë nga rreth tre në dy në 2022-shin, në rreth një me një në 2050-ën. Edhe në një kontekst të plakjes së zakonshme, dallimet strukturore midis veriut dhe jugut të vendit po përforcohen. Ndër transformimet e ardhshme demografike, Istat thekson procesin e dukshëm të plakjes së Jugut. Në mënyrë më specifike megjithëse kjo shpërndarje gjeografike paraqet ende një profil moshe më të re sot, mosha mesatare e banorëve të saj shkon nga 45.3 vjeç në 2022-shin në 49.9 vjeç në vitin 2040-ën, duke ia kaluar veriut që në të njëjtin vit arrin një moshë mesatare prej 49.2 vjeç, duke filluar në vitin bazë nga një nivel më i lartë, pra 46.6 vjeç.

Struktura e popullsisë ka qenë subjekt i një çekuilibri gjithnjë e më të thellë prej vitesh, për shkak të kombinimit tipik italian të rritjes së jetëgjatësisë dhe lindshmërisë vazhdimisht të ulët. Përherë në podiumin botëror për plakjen, sot vendi ka këtë ndarje sipas moshës: 12.7% e individëve janë deri në 14 vjeç; 63.5% ndërmjet 15 dhe 64 vjeç; 23.8% e moshës 65 vjeç e lart.

Perspektivat e ardhshme përfshijnë një përforcim të këtij procesi. Në vitin 2050, personat e moshës 65 vjeç e lart mund të përfaqësojnë 34.5% të totalit sipas skenarit mesatar, ndërsa intervali i besimit 90% ka një minimum prej 33.2% dhe një maksimum prej 35.8%. Çfarëdo që të ndodhë, ndikimi në politikat e mbrojtjes sociale do të jetë i rëndësishëm, duke u përballur me nevojat e një pjese në rritje të të moshuarve.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat