Bota Postuar më 29 Shtator 2023, 09:57

Tregjet, në pritje të SHBA - Çmimi global i naftës, në varësi të prodhimit amerikan

Nga SCAN TV
Tregjet, në pritje të SHBA - Çmimi global i naftës,

Çmimet e naftës mund të shkojnë deri në 150 dollarë për fuçi nëse SHBA nuk rrit përpjekjet e saj për prodhimin, paralajmëron tregu. Ekspertët e sektorit shprehen të bindur se sapo prodhimi i naftës së papërpunuar në pellgun e Permianit arrin kulmin pa burime të reja, atëherë reduktimet e furnizimit mund të çojnë çmimet e naftës në 120 deri në 150 dollarë.

Kreu i “Continental Resources” Doug Laver tha se, kjo do të shkaktonte një një tronditje përmes sistemit. Ai shtoi se nëse nuk fillojnë shpimet e reja, do të ketë shumë presion mbi çmimet. Nafta e papërpunuar e SHBA-së aktualisht është duke lëvizur rreth 90 dollarëve pasi reduktimet e prodhimit të OPEC+ kanë shkaktuar një rritje muajt e fundit.

Tani për tani, prodhimi i naftës në SHBA konsiderohet të mbetet i fortë, me Rstad Energy që e vlerëson atë në 13 milionë fuçi në ditë në tremujorin e katërt dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë - IEA e njeh SHBA si fuqinë kryesore të prodhimit jo - OPEC+ në të ardhmen.

Megjithatë, disa komentues në tregun amerikan e kanë identifikuar rritjen e çmimeve si shqetësimin kryesor për ekonominë duke shtuar se kostot e karburantit kontribuojnë në presionin inflacioniste, shkruan Business Insider.

JPMorgan paralajmëroi javën e kaluar se çmimet e naftës mund të kthehen në treshifrorë nëse oferta vihet nën presion të mëtejshëm dhe se nafta me 120 dollarë për fuçi do të kishte pasoja të tmerrshme. Sipas ekspertëve ekonomia globale do të ngadalësohet në një ndalesë pothuajse në tremujorin e ardhshëm dhe kjo mund t'i atribuohet tërësisht një reduktimi të ofertës.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat