Europa Postuar më 29 Shtator 2023, 09:56

Industria gjermane po “zhduket”! - Kompanitë vendase “arratisen” jashtë kufirit

Nga SCAN TV
Industria gjermane po “zhduket”! - Kompanitë vendase

Kompanitë gjermane po lëvizin me shpejtësi jashtë vendit, paralajmëroi kreu i konfederatës së industrialistëve, Siegfried Russwurm. Ai tha gjithashtu se industria në ekonominë më të madhe të Europës po zhduket ngadalë për shkak të kostove të larta të energjisë që kërcënojnë konkurrencën e saj.

Sipas tij, krijimi i vlerës, biznesi dhe vendet e punës në një pjesë të madhe të industrisë intensive të energjisë janë në rrezik konkret. Kjo sepse prodhimi industrial po zhduket ose po zhvendoset jashtë vendit.

Ekspertët vlerësojnë se industria dëshiron të arrijë qëllimet klimatike, por kërcënohet me rrënim sepse është gjithnjë e më pak konkurruese dhe nuk ka një bazë të besueshme për planifikim. Sipas tyre sipërmarrësit, mund të operojnë dhe investojnë me sukses vetëm nëse kushtet e kornizës janë të parashikueshme dhe pozicioni i tyre është konkurrues. Por kohët e fundit, ata mund të mbështeten gjithnjë e më pak në këto dy kushte.

Industria ka nevojë për vlerësime të besueshme të kostove totale të tranzicionit të gjelbër, specifikon ai, duke veçuar një vlerësim serioz të kostove të energjisë elektrike nga viti 2030. Gjermania duhet të ruajë industritë kimike dhe të çelikut si dhe degët e tjera të bazës industriale në mënyrë që të ruajë përgjithmonë njohuritë dhe punëtorët për të qenë gati për faza të reja të krijimit të vlerës.

Russwurm thekson se kjo nuk ka të bëjë me përpjekjet joekonomike, konvulsive për të ruajtur një industri të vjetëruar. Por humbja e kompetencës industriale do të ishte fatale për Gjermaninë dhe pozicionin e saj si një vend industrial, i orientuar nga eksporti i inovacionit, dhe nuk do të ishte një fitim as për mbrojtjen e klimës së Tokës, përfundoi ai.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video