20 mln USD për qeverisjen digjitale në Kosovë - Kredia e Bankës Botërore synon uljen e kostove financiare për qytetarët!

Banka Botërore ka financuar 20 milionë dollarë për Kosovën me qëllim forcimin e qeverisjes digjitale për ofrim të shërbimeve. Ndonëse financimi është miratuar nga Bordi i Drejtorëve që në muajin mars të këtij viti, marrëveshja për bërjen efektive është firmosur vetëm një ditë më parë.
Projekti, që ka një kohëzgjatje 5-vjeçare, financohet nga kredia koncesionare ofruar nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), pjesë e Grupit të Bankës Botërore. Kredia, e cila ka maturitet prej 25 vitesh dhe periudhë faljeje 5 vite, do të zbatohet nga Agjencia për Shoqërinë e Informacionit të Kosovës.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, projekti synon digjitalizimin e shërbimeve nga administrata publike dhe rritjen e cilësisë së këtyre shërbimeve për qytetarët. Projekti pritet të ndikojë në uljen e kostove financiare dhe barrës administrative për qytetarët, si dhe rritjen e efikasitetit e transparencës për institucionet publike.
Gjithashtu, projekti do të mbështesë përmirësimet në ndërveprimin e sistemeve qeveritare, zgjidhjeve për rimëkëmbje nga fatkeqësitë, si dhe të platformave të përbashkëta. Ndërkohë, synohet zgjerimi i shërbimeve elektronike të qeverisë përmes përmirësimit të portalit e-Kosova dhe pilotimit të një qasjeje inovative për ofrimin proaktiv të shërbimeve me qytetarin në qendër.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore? – Dobësohet sërish Dollari amerikan!
Dollari amerikan pas rritjes së ndjeshme që regjistroi një ditë më parë ka humbur pikë këtë mëngjes duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me......

Shtetet europiane me një task-forcë të përbashkët / Synojnë goditjen e emigracionit të paligjshëm
Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke po krijojnë një grup pune të përbashkët për të goditur “krimin çnjerëzor të kontrabandës” dhe emigracionin e paligjshëm,......

Rama: Nga 1 tetori hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nisur nga data 1 tetor do të hyjë në fuqi Marrëveshja për......

Cili shtet ka ndaluar shitjet e produkteve në mediat sociale?!
Që tani e tutje, njerëzit mund të shohin ende reklama kur lëvizin në telefonat e tyre, por jo drejtpërdrejt të blejnë produktet që shohin në ekranin e......

“SOS Mesdheu” fiton 'Çmimin Nobel' alternativ për shpëtimin e emigrantëve!
Organizata bamirëse besohet se ka shpëtuar 40,000 jetë që nga viti 2015. Një shoqatë bamirësie që i është përkushtuar shpëtimit të atyre që janë në rrezik në......

Lëvizje historike: Macron i ofron Korsikës autonominë!
Në një fjalim në Asamblenë Rajonale të Korsikës, Emmanuel Macron propozoi një tekst kushtetues për të ndërtuar autonominë e Korsikës brenda shtetit......

Në cilin vend europian energjia e erës tejkaloi kërkesën për energji elektrike për herë të parë?
Korriku dhe gushti i këtij viti vendosën rekorde të reja për prodhimin e energjisë së erës në Irlandë. Prodhimi i energjisë nga era tejkaloi përkohësisht......

Gusht, “Lumë” eurosh në bankat shqiptare, depozitat rekord - 7.1 miliardë euro të depozituara në sistem, rritje vjetore dyshifrore
Muaji gusht ka sjellë me vete një rekord të ri sa i përket flukseve valutore në tregun financiar vendas, veccanërisht ato në monedhën e përbashkët evropiane.......