Bota Postuar më 29 Shtator 2023, 10:11

Mbyllja e pjesshme e qeverisë rrezikon turizmin - Humbjet në SHBA llogariten deri 140 milionë dollarë në ditë

Nga SCAN TV
Mbyllja e pjesshme e qeverisë rrezikon turizmin - Humbjet në SHBA

Nëse Kongresi Amerikan nuk miraton legjislacionin për financimin e qeverisë që presidenti Joe Biden mund ta kthejë në ligj deri në mesnatën e së shtunës, qindra mijëra punonjës federalë mund të pushohen nga puna. Një situatë e tillë do të ndikonte në një sërë shërbimesh duke filluar nga parqet kombëtare deri te aeroportet.

Shoqata e Udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar se mbyllja e qeverisë mund t'i kushtojë industrisë së turizmit një humbje deri në 140 milionë dollarë në ditë. Shumë shërbime thelbësore të udhëtimit, si siguria e aeroportit dhe përpunimi i pasaportave ose vizave do të vazhdojnë. Por, sekretari i transportit paralajmëroi se një mbyllje e pjesshme e qeverisë mund të pengojë dhe udhëtimet ajrore.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, mbylljet e kaluara të qeverisë kanë shkaktuar vonesa të konsiderueshme dhe kohë më të gjata pritjeje për udhëtarët. Punëtorëve të Administratës së Sigurisë së Transportit - TSA dhe kontrollorëve të trafikut ajror iu kërkohet të punojnë pa ndërprerje - por ata nuk paguhen gjatë kësaj kohe. Në vend të kësaj, ata duhet të presin derisa mbyllja të përfundojë për të marrë pagën e tyre.

Mijëra kontrollorë të trafikut ajror duhet të pushohen nga puna dhe trajnimi duhet të ndalet për më shumë se 1 mijë të tjerë. Mungesa e kontrollorëve të trafikut ajror ka shkaktuar ndërprerje të zgjatur të fluturimeve në SHBA dhe Autoriteti i Aviacionit të Federatës ka thënë tashmë se është prapa në objektivat e tij të trajnimit vjetor.

425 parqet kombëtare në të gjithë SHBA-në dhe një sërë monumentesh të ndryshme historike do të mbyllen njëkohësisht me mbylljen e qeverisë. Kjo përfshin shtëpitë historike, fushat e betejës, muzetë dhe të gjitha shërbimet në parqet kombëtare si qendrat e vizitorëve, kampet dhe programet arsimore.

Shërbimi i Parqeve Kombëtare thotë se gjatë mbylljes së qeverisë në 2013-ën, mbyllja e të gjitha parqeve dhe monumenteve kombëtare rezultoi në 500 milionë dollarë  të ardhura të humbura nga turizmi. Rreth 6 në 10 amerikanë thonë se do të anulonin ose shmangnin udhëtimin ajror në rast të një mbylljeje. Fatkeqësisht, sigurimi i udhëtimit nuk ka gjasa të rimbursojë udhëtimin.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......