Zëvendësministrja Manjani takim me eksportuesit: Punësimi i personave PAK detyrim ligjor!

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë Olta Manjani priti në një takim përfaqësues të shoqatës “Pro-Eksport Albania” në lidhje me integrimin e personave me aftësi të kufizuara, nisur nga disa kërkesa që kanë paraqitur për rishikimin e zbatimit dhe ngritjen e një grupi teknik të përbashkët.
Sipas njoftimit Shqipëria zbaton konventat ndërkombëtare dhe direktivat europiane, ndaj mbrojtja e të drejtave të këtyre personave për përmirësimin e aksesit në shërbime dhe punësim mbetet prioritet, si edhe një nga kushtet për integrimin në BE.
Gjatë takimit, Manjani vlerësoi angazhimin e sipërmarrjes për të siguruar trajtim të barabartë dhe përshtatjen e vendeve të punës për këtë kategori.
“Ka praktika të ndryshme ndërkombëtare që kanë rezultuar efektive për punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK) dhe ato kanë sjellë qëndrueshmëri. Në vendin tonë, detyrimi i punësimit nga subjektet private apo publike ka lindur që me ligjin e vitit 1995 ‘Për nxitjen e punësimit’, ku përcaktohej kriteri 1 në 25 punonjës. Sot, përmes ndryshimeve ligjore, të cilat bëhen efektive në 1 janar 2024, kriteri është 1 në 25 punonjësit e parë dhe 1 PAK pas çdo 50 të punësuarve. Në total janë 9,000 persona me aftësi të kufizuara që pritet të punësohen, si në sektorin shtetëror dhe në atë privat”, tha Manjani.
Në njoftim theksohet gjithashtu se në ndihmë të këtij vendimi, si nismë që ka marrë MFE është edhe krijimi i Fondit Social të Punësimit që parashikon përfitime dhe subvencione për punëdhënësit dhe kontributi i dhënë do t’iu kthehet nëpërmjet programeve, që të kenë mundësi të plotësojnë këto kuota.
“Programet synojnë punësimin, vetëpunësimin, rehabilitimin për punë, aftësimin dhe riaftësimin profesional, orientimin dhe këshillimin për punësim, shërbime mbështetëse, rikonstruksion dhe përshtatje të vendit të punës të personave me aftësi të kufizuar, programe riintegrimi social, etj.,” thuhet në njoftim.
Përfaqësuesit e shoqatës “Pro-Eksport Albania” vlerësuan masat e marra deri tani nga qeveria shqiptare, për të reduktuar efektet e luhatjeve të kursit të këmbimit, si shtyrja në kohë e pagesave të kësteve të tatimit mbi fitimin për pjesën e mbetur të vitit 2023, rimbursimi më i shpejtë i TVSH-së apo subvencionimi i pagës minimale.
Bazuar në njoftimin për media në përfundim të takimit, palët ranë dakord që të intensifikojnë bashkëpunimin, të adresojnë nevojat përmes tryezave teknike, si dhe të vihen në zbatim mekanizmat e Fondit Social të Punësimit.
E . S / SCAN
Sondazh

Tregjet, në pritje të SHBA - Çmimi global i naftës, në varësi të prodhimit amerikan
Çmimet e naftës mund të shkojnë deri në 150 dollarë për fuçi nëse SHBA nuk rrit përpjekjet e saj për prodhimin, paralajmëron tregu. Ekspertët e sektorit......

Industria gjermane po “zhduket”! - Kompanitë vendase “arratisen” jashtë kufirit
Kompanitë gjermane po lëvizin me shpejtësi jashtë vendit, paralajmëroi kreu i konfederatës së industrialistëve, Siegfried Russwurm. Ai tha gjithashtu se......

20 mln USD për qeverisjen digjitale në Kosovë - Kredia e Bankës Botërore synon uljen e kostove financiare për qytetarët!
Banka Botërore ka financuar 20 milionë dollarë për Kosovën me qëllim forcimin e qeverisjes digjitale për ofrim të shërbimeve. Ndonëse financimi është miratuar......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore? – Dobësohet sërish Dollari amerikan!
Dollari amerikan pas rritjes së ndjeshme që regjistroi një ditë më parë ka humbur pikë këtë mëngjes duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me......

Shtetet europiane me një task-forcë të përbashkët / Synojnë goditjen e emigracionit të paligjshëm
Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke po krijojnë një grup pune të përbashkët për të goditur “krimin çnjerëzor të kontrabandës” dhe emigracionin e paligjshëm,......

Rama: Nga 1 tetori hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nisur nga data 1 tetor do të hyjë në fuqi Marrëveshja për......

Cili shtet ka ndaluar shitjet e produkteve në mediat sociale?!
Që tani e tutje, njerëzit mund të shohin ende reklama kur lëvizin në telefonat e tyre, por jo drejtpërdrejt të blejnë produktet që shohin në ekranin e......

“SOS Mesdheu” fiton 'Çmimin Nobel' alternativ për shpëtimin e emigrantëve!
Organizata bamirëse besohet se ka shpëtuar 40,000 jetë që nga viti 2015. Një shoqatë bamirësie që i është përkushtuar shpëtimit të atyre që janë në rrezik në......