Pse një nga aeroportet më të ngarkuara të Europës nuk pranon më avionët privatë?!

Ata që dëshirojnë të udhëtojnë për në Holandë me një avion privat mund të detyrohen të rimendojnë planet e tyre, pasi aeroporti Schiphol i Amsterdam po propozon një ndalim të të ashtuquajturëve private jet. Sipas një deklarate të aeroportit Schiphol, aeroporti shumë i ngarkuar ka sugjeruar një sërë masash për të reduktuar trafikun ajror dhe për të krijuar një sistem "më të qetë, më të pastër dhe më të mirë".
Sipas propozimeve të reja që aeroporti shpreson se do të hyjë në fuqi "jo më vonë se 2025-2026", avionët privatë "nuk do të jenë më të mirëpritur" në Schiphol. Nuk do të ketë gjithashtu asnjë aeroplan që do të ulet ndërmjet mesnatës dhe orës 5 të mëngjesit me orën lokale ose ngritje midis mesnatës dhe orës 6 të mëngjesit sipas kohës lokale. Planet për një pistë të re gjithashtu janë anuluar.
Schiphol thotë se ka në shënjestër avionët privatë sepse ata shkaktojnë "një sasi joproporcionale të zhurmës dhe emetimeve të CO2 për pasagjer". Avionët privatë prodhojnë deri në 14 herë më shumë ndotje nga ngrohja e planetit sesa avionët komercialë dhe 50 herë më shumë se trenat, sipas organizatës europiane të transportit të pastër, Transport & Mjedis.
Kur këta avionë të vegjël nisen nga Schiphol, 30% deri në 50% e tyre po shkojnë në pikat e nxehta të pushimeve si Ibiza në Spanjë, Kanë në Francë ose Innsbruck në Austri, sipas Schiphol. Aeroporti argumenton se ka shumë aeroplanë që fluturojnë nga Amsterdami në ato destinacione dhe sugjeron që pasagjerët e tyre duhet të zgjedhin më mirë avionë komercialë në vend të tyre.
"Aktualisht janë të disponueshme shërbime tw mjaftueshme të planifikuara për destinacionet më të njohura që realizohen normalisht me avionë privatë," tha Aeroporti Schiphol në një deklaratë, duke shtuar se avionët e vegjël të policisë dhe ambulancave do të lejohen të ngrihen dhe të ulen siç bëjnë aktualisht sipas sistemit të ri.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Investimet në energji të rinovueshme - Ndryshojnë procedurat, Balluku: Dokumentet e pronësisë, që në fazën e aplikimit
Kompanitë që duan të investojnë në ndërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë do të duhet që të dorëzojnë dokumentacionin e tokës, qoftë kjo në pronësi......

Jo më para’ në dorë te lojrat e fatit - Ndryshimet në ligj/ Do të kalojnë nga agjentët, çdo lojtari do i ruhen të dhënat deri në 3 vjet
Pas njoftimit të pak ditë më parë, projektligji “Për bastet online” tashmë është publikuar në Konusltimet Publike ku respektivisht janë dhe ndryshimet nga......

Partitë do raportojnë shpenzimet e fushatës në një platformë - Celibashi: Më shumë transparencë elektronikisht. Hohmann: Luftohet korrupsioni
Për monitorimin e financimit të partive politike dhe transparencës së fondeve në fushatë gjatë zgjedhjeve vendore që pritet të zhvillohen në 14 maj, Komisioni......

Çfarë i ofron Shqipëria investitorëve të huaj? - Jaka: Administrimi njerëzor largon biznesin e jashtëm. Të ndryshohet qasja
Shqipëria është e gatshme për të mirëpritur investitorët e huaj për të zhvilluar klimën e biznesit. Në një intervistë për televizionin Scan, kreu i Dhomës së......

Përsëri rritje e lehtë e normave të bonove të thesarit - 3-mujoret në 3.05% këtë javë, nga 2.81% në ankandin e 7 marsit. Nuk ndryshojnë 12-mujoret
Tregu i letrave me vlerë të Qeverisë duket se ka nisur të ndjejë ndtryshimin e fundit të Bankës së Shqipërisë në normën bazë të interesit. Në ankandin e parë......

Femrat në Shqipëri “As në arsim, punë, apo trajnim” - Rreth 32% e të rinjve nuk preferojnë të ndjekin asnjë nga kategoritë
Femrat, të cilat nuk arsimohen, punojnë apo trajnohen zënë një përqindje të rëndësishme në shkallën e papunësisë së të rinjve në vendin tonë. Teksa mosha 20-24......

Prokuroria, 606 procedime për shpërdorim detyre, por pak dënime - Numri më i madh në Tiranë. Përqindja më e lartë me popullsinë në Kukës e Gjirokastër
Prokuroritë në të gjithë vendin kanë nisur gjatë vitit 2022 një total prej 606 procedimesh penale për shpërdorim detyre. Shifra është me rritje të lehtë......

Një nga monedhat që ka performuar më keq në vitin 2023 pritet të bjerë edhe më tej!
Një rënie që e bëri atë të humbasë më shumë se gjysmën e vlerës së saj gjatë vitit 2022 Paundi egjiptian është zhytur pothuajse 20% kundrejt monedhës së......