Shqipëria Postuar më 5 Prill 2023, 14:08

Partitë do raportojnë shpenzimet e fushatës në një platformë - Celibashi: Më shumë transparencë elektronikisht. Hohmann: Luftohet korrupsioni

Nga SCAN TV
Partitë do raportojnë shpenzimet e fushatës në një

Për monitorimin e financimit të partive politike dhe transparencës së fondeve në fushatë gjatë zgjedhjeve vendore që pritet të zhvillohen në 14 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërtuar një platformë elektronike për raportimin e shpenzimeve partive. Kjo platform u prezantua Gjatë një tryeze pune të organizuar nga KQZ.

ILIRJAN CELIBASHI, KREU I KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE u shpreh:

“Kjo platformë nuk është mekanizmi që zgjidh një herë e përgjithmonë problematikët që lidhen me financimin e partive politike dhe të fushatave zgjedhore, por krijon mundësi të mirë për një administrim të plotë të të dhënave të raportuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike, si ndër vite dhe sa i përket fushatave zgjedhore. Në vlerësimin tonë kjo platformë gëzon të gjitha cilësit që një produkt i tillë duhet të ketë. Si dhe sa do mirëfunksionojë ngelet për t’u parë dhe besoj se pas një periudhe të shkurtër do kemi mundësi të bëjmë rregullimet enevojshme të këtij sistemi. E rëndësishme është që ky sistem është një mekanizëm shumë i mirë për këdo që është përdorues i këtij sistemi.“

E pranishme në këtë tryezë, ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann tha se kjo risi do të shërbejë për të luftuar korrupsionin.

“Ne po përmbushim një nga kushtet themelore, transparencën financiare. Shqipëria është vendi i parë që ka një platformë të tillë për transparencë në Rajon. Me një platformë të tillë, ne shohim një mundësi për të fuqizuar njerëzit, qytetarët që mund të kontrollojnë se çfarë ndodh. Qytetarët mund të zgjedhin bazuar se kë ata mendojnë se është kandidati më i mirë për punë.”

Kjo platformë pritet të rris transparencën dhe mbikëqyrjen financiare për zgjedhjet vendore 2023.

Marinela Lina/SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video