Shqipëria Postuar më 5 Prill 2023, 14:04

Çfarë i ofron Shqipëria investitorëve të huaj? - Jaka: Administrimi njerëzor largon biznesin e jashtëm. Të ndryshohet qasja

Nga SCAN TV
Çfarë i ofron Shqipëria investitorëve të huaj? -

Shqipëria është e gatshme për të mirëpritur investitorët e huaj për të zhvilluar klimën e biznesit. Në një intervistë për televizionin Scan, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, liston arsyet pse largohen investitorët e huaj.

“Administrata publike ka një mungesë të theksuar të përgjegjësisë ligjore, në moszbatimin e ligjit.” Sipas Jakajt Shqipëria i ofron mundësi të shumta investitorëve të huaj për të zhvilluar biznese të ndryshme.

“Unë mendoj që Shqipëria ka potenciale pafund për investitorët e huaj. Është turizmi, është energjia, është ndërtimi, është infrastruktura, agropërpunimi, industria minerale. Por pse nuk ec ky vend, faji qëndron te administrimi njerëzor. Ne duhet të ndryshojmë qasjen dhe nuk mundet që një investitor i huaj. Dhe një investitor i huaj nuk vjen se thirrjen e ka bërë një përfaqësues i qeverisë, por është klima ajo që përcakton nëse duhet apo jo”.

Ndërkohë ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë tregoi se shembujt pozitivë të investimeve në Shqipëri do të afrojnë sa më shumë investitorë. “Duhet të kemi disa reklama pozitive qoftë të vogla, është ok. Unë them dhe do të them që mbaj mirë ata investitorët që janë këtu, sepse ata janë reklamim i mirë për të gjithë investitorët që mund të vijnë."

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat