Shqipëria Postuar më 5 Prill 2023, 14:02

Përsëri rritje e lehtë e normave të bonove të thesarit - 3-mujoret në 3.05% këtë javë, nga 2.81% në ankandin e 7 marsit. Nuk ndryshojnë 12-mujoret

Nga SCAN TV
Përsëri rritje e lehtë e normave të bonove të thesarit

Tregu i letrave me vlerë të Qeverisë duket se ka nisur të ndjejë ndtryshimin e fundit të Bankës së Shqipërisë në normën bazë të interesit. Në ankandin e parë të prillit kanë qenë bonot me afat maturimi 3 mujor ato që kanë shënuar një rritje të lehtë, pas një javë më parë, kjo gjë ndodhi me bonot 12 mujore. Norma e bonove 3 mujore u rrit në 3.05% në ankandin e parë të prillit, nga 2.81% në anaknadin e 7 marsit.

Ndërkaq qëndroi e pandryshuar në 3.91% norma e interesit të bonove me afat maturimi 12 mujor, ashtu si në ankandin e mëparshëm të muajit mars.

Fillimisht frenimi i rënies ë vazhdueshme, e më pas rritja e lehtë e javëve të fundit tregon se mbireagimi i tregut ndaj letrave me vlerë të qeverisë i nisur që në tremujorin e fundit të vitit të shkuar ka ndaluar tashmë, në një kohë që vjen edhe menjëherë pasi banka e Shqipërisë vendosi javës së shkuar të rrisë më tej normën bazë të interesit. Tashmë ajo është në nivelin 3% dhe pritet të ndikojë përsëri në normat e interesave të letrave me vlerë të Qeverisë.

Një pjesë e mirë e mbireagimit të tregut në muajt e mëparsshëm lidhej me pritshmëritë e larta se banka e Shqipërisë do të vijonte edhe më tej me ndërhyrjet në normën bazë të interesit, bashkë me pritshmëitë për inflacionin. Banka e Shqipërisë rriti normën bazë, ndërkohë që presionet e brendshme inflacioniste mbeten mjaft të larta. Faktorë që parathonë rikthim të rritjes së interesave të letrave me vlerë të Qeverisë.

Rritje që gjithësesi nuk pritet të jetë në nivelet e nëntorit të vitit të shkuar, duke parë se së fundmi edhe sistemi bankar ka rritur normat e interesit të depozitave.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat