Bota Postuar më 5 Prill 2023, 10:09

Ditë historike në SHBA: Donald Trump përpara drejtësisë!

Nga SCAN TV
Ditë historike në SHBA: Donald Trump përpara

Donald Trump është ish-presidenti i parë i SHBA-së ndaj të cilit ngrihet padi për falsifikim dokumentesh biznesi në 34 raste. Prokurori i Përgjithshëm, Alvin Bragg, i shpalli akuzat në 34 raste edhe në Twitter ku shkruan: "Në Manhattan gjendet tregu më i rëndësishëm ekonomik i vendit. Ne nuk mund të lejojmë që kompanitë e Nju Jorkut të manipulojnë të dhënat e tyre për të mbuluar sjelljen kriminale."

Pas leximit të aktakuzës Trump u largua nga ndërtesa e gjykatës pa iu përgjigjur pyetjeve të shtypit dhe ai do të duhet të paraqitet sërish në gjykatë në muajin dhjetor.

Gjykatësi Juan Merchan e paralajmëroi Trump që të mos publikojë në rrjetet sociale postime që mund të nxisin trazira. Trump akuzuohet për falsifikim bilancesh dhe dokumentesh biznesi "për të fshehur nga votuesit amerikanë para dhe pas zgjedhjeve të 2016 informacione të dëmshme dhe aktivitete të paligjshme" me qëllimin "për të rritur shanset e tij për zgjedhje", për të cilat ai u shpreh se është i pafajshëm.

Ish-presidenti i SHBA-së po e përdor aktakuzën për ta paraqitur edhe një herë veten si viktimë e një gjyqësori të kontrolluar politikisht dhe për të mobilizuar mbështetësit e tij, nga votat e të cilëve varet në rast se kandidon për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Siç theksojnë ekspertët ligjorë nga pikëpamja thjesht juridike Trump teorikisht mund të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024 edhe si i ‘dënuar’.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat