Britanikët dhe kartat e besnikërisë - Dyqanet shpërblejnë klientët e tyre me ulje çmimesh

Më shumë se gjysma e britanikëve u ndjenë të inkurajuar për të blerë produkte për shkak të zbritjeve të ofruara përmes kartave të besnikërisë së dyqaneve, sipas një sondazhi. Të dhënat publikohen në një moment që blerësit po përballen me krizën e kostos së jetesës prej kohësh tashmë.
Kërkimi i konsumatorëve në Mbretërinë e Bashkuar për produkte me çmime të ulëta vazhdon. Kjo pasi inflacioni total mbi 10% në shkurt dhe të dhënat më të fundit nga kompania kërkimore Kantar tregojnë se çmimet e ushqimeve u rritën me një nivel rekord prej 17.5% muajin e kaluar.
Sipas sondazhit, 54% e britanikëve thanë se zbritjet e kartave të besnikërisë kishin më shumë gjasa t'i inkurajonin ata të blinin një produkt. Më shumë se një e treta e tyre zgjodhën gjithashtu një "zbritje çmimi të veçantë" për mbajtësit e kartave të besnikërisë si një promovim që do të ndikojë se ku do të blejnë.
Anketa më e fundit tregon se gjatë një periudhe me inflacion të lartë, blerësit janë në kërkim të mënyrave të ndryshme për të kursyer para dhe kursimet e kartave të besnikërisë janë një strategji " fituese" pasi ato shpërblejnë si blerësit ashtu edhe shitësit me pakicë.
Sondazhi nuk kishte krahasime historike për të dhënat pasi vlerat nuk ishin uniforme mes shitësve me pakicë në vitet e fundit. Shitjet e ushqimeve u rritën 11.5% në katër javët deri më 25 mars pas një rritje prej 11.1% në shkurt. Sipas analistëve supermarketet duhet të marrin një nxitje nga fundjava e ardhshme e Pashkëve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Dollari, në nivelin më të ulët në 2 muaj - Rezerva Federale mund t’i japë fund ciklit të rritjes së interesave
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në dy muajt e fundit, në sesionin e sotëm pasi të dhënat e dobëta mbi ekonominë amerikane kanë shtuar......

Tregjet europiane, në qëndrueshmëri - Fokusi i investitorëve rikthehet te ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane e kanë nisur ditën në qëndrueshmëri, pasi investitorët janë të paqartë mbi ecurinë e ekonomisë globale. Indeksi pan-Europian STOXX 600 po......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Mbështetet lehtë nga rënia e rezervave në SHBA javën e kaluar
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të rënies së rezervave të naftës në SHBA dhe vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin deri në fund të......

Dollari amerikan vijon të humbasë pikë – Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë duke regjistruar kështu një rënie të vlerës në raport me një ditë më parë sipas kursit të......

Si do të shpërndahet bonusi i pensionistëve? - Tre vjet afat për ta tërhequr për ata që nuk kanë mundësi
Nga data 1 Prill ka nisur të shpërndahet bonusi i pensionistëve prej 5 mijë lekësh i akorduar nga qeveria. Burime zyrtare nga Instituti i sigurimeve Shoqërore,......

Hapet thirrja për kërkimet shkencore universitet-biznes - Kushi: Faza e parë 20 milionë lekë. Kanë munguar kapacitetet e duhura, do zhvillojmë trajnime
20 milionë lekë do të kushtojë faza e parë e e financimit të projekteve të kërkimit shkencor mes universiteteve dhe bizneseve. Nga Konferenca Kombëtare e......

Kolaudimi i sahatëve të dritave - Nisin procedurat për shpeshtimin e kontrolleve dhe shtimin e kompanive verifikuese
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për ndryshimin e kontratës tip për kolaudimin e matësve të energjisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së......

Heqje licence për pagesat rregullatore të energjisë - ERE “fal” kompanitë, pas paralajmërimeve likujduan detyrimet
Të paktën 14 subjekte të licencuar në sektorin e energjisë elektrike rrezikonin heqjen e licencës, për shkak se nuk kishin likujduar pagesat rregullatore, ndaj......