Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Mbështetet lehtë nga rënia e rezervave në SHBA javën e kaluar

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të rënies së rezervave të naftës në SHBA dhe vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin deri në fund të këtij viti. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 85 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi.
Të dhënat jozyrtare të publikuara në Instituti Amerikan i Naftës treguan se rezervat e naftës bruto në SHBA ranë me 4.3 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 31 mars.
Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme, nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Gjatë kësaj jave, çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm për shkak të vendimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve të tjerë, me në krye Rusinë, për të ulur prodhimin edhe me 1.16 milionë fuçi naftë në ditë.
Në total, OPEC+ i ka ulur kuotat e prodhimit me 3.66 milionë fuçi naftë në ditë, e barabartë me 3.7% të kërkesës globale. Në anën tjetër, fitimet janë kufizuar nga të dhënat e publikuara në SHBA, që treguan se aktiviteti i manifakturës në SHBA ra në nivelin më të ulët në 2 vitet e fundit, gjatë marsit.
SCAN
Sondazh

Dollari amerikan vijon të humbasë pikë – Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë duke regjistruar kështu një rënie të vlerës në raport me një ditë më parë sipas kursit të......

Si do të shpërndahet bonusi i pensionistëve? - Tre vjet afat për ta tërhequr për ata që nuk kanë mundësi
Nga data 1 Prill ka nisur të shpërndahet bonusi i pensionistëve prej 5 mijë lekësh i akorduar nga qeveria. Burime zyrtare nga Instituti i sigurimeve Shoqërore,......

Hapet thirrja për kërkimet shkencore universitet-biznes - Kushi: Faza e parë 20 milionë lekë. Kanë munguar kapacitetet e duhura, do zhvillojmë trajnime
20 milionë lekë do të kushtojë faza e parë e e financimit të projekteve të kërkimit shkencor mes universiteteve dhe bizneseve. Nga Konferenca Kombëtare e......

Kolaudimi i sahatëve të dritave - Nisin procedurat për shpeshtimin e kontrolleve dhe shtimin e kompanive verifikuese
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për ndryshimin e kontratës tip për kolaudimin e matësve të energjisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së......

Heqje licence për pagesat rregullatore të energjisë - ERE “fal” kompanitë, pas paralajmërimeve likujduan detyrimet
Të paktën 14 subjekte të licencuar në sektorin e energjisë elektrike rrezikonin heqjen e licencës, për shkak se nuk kishin likujduar pagesat rregullatore, ndaj......

“Rritja e pagave, nuk frenon emigracionin” - Salinas: Çështja është më komplekse, të rinjtë duan arritje në karrierë
Ndërhyrja e qeverisë për rritjen e pagave në vend, si në administratë ashtu edhe në sektorin privat, nuk e frenon emigracionin. Përfaqësuesi i Bankës Botërore......

‘100 mijë euro gjobë kush flet anglisht’ – Italia do të ndalojë përdorimin e fjalëve të huaja në komunikimet zyrtare!
Partia e krahut të djathtë e udhëhequr nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka shtyrë përpara legjislacionin e ri të propozuar që do të dënojë përdorimin......

Si u bë Jeff Bezos një nga njerëzit më të pasur në botë?!
Globalisht, Jeff Bezos është personi i tretë më i pasur, dhe pasuria e tij gradualisht ka eklipsuar pasurinë e bashkëthemeluesit të Microsoft Corp. Bill Gates......