Kolaudimi i sahatëve të dritave - Nisin procedurat për shpeshtimin e kontrolleve dhe shtimin e kompanive verifikuese

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për ndryshimin e kontratës tip për kolaudimin e matësve të energjisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, që ka në fokus liberalizimin e tregut, duke zgjeruar numrin e kompanive që e ofrojnë këtë shërbim aktualisht.
Në shkresë, OSSH e sheh me vlerë dhënien e autorizimeve të tjera, me qëllim rritjen e rezultatit, shpejtësinë e proceseve dhe shkurtimin e afateve të testimit periodik apo dhe gjithë proceseve të tjera që do të kryhen prej saj, në bashkëpunim me subjektet e autorizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.
Po ashtu, kërkohen ndryshim i frekuencës së verifikimit, që aktualisht është 2 vjet. “Vendosja e një afati të ri, do të mund të ndjekë më mirë dinamikën e zhvillimit të sistemit elektroenergjetik në tërësi dhe atë të sistemit të matjes në veçanti. Sistemi i matjes së energjisë elektrike zë një rol të veçantë edhe në dinamikën e hapjes dhe liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në vendin tone”, - thuhet ndër të tjera në shkresë.
Nga ana tjetër kërkohet përjashtimi i Drejtorisë së Përgjithme të Metrologjisë në përgatitjen e planit vjetor të shërbimeve, duke sqaruar se plani i testimit periodik të matësve është një proces tërësisht i shoqërisë OSSH sh.a. dhe si i tillë, nuk mund të diktohet nga asnjë institucion tjetër.
“Do të ishte me vend që roli i DPM-së në këtë proces të reduktohej vetëm në kontrollin e periudhave tëtestimit të matësve, sipas Kodit të Matjes’, - argumenton OSSH. Gjithsesi, do të jetë vendimi përfundimtar i ERE-s, që do të prcaktojë nëse kërkesat do të merren në konsideratë dhe do të miratohen.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Heqje licence për pagesat rregullatore të energjisë - ERE “fal” kompanitë, pas paralajmërimeve likujduan detyrimet
Të paktën 14 subjekte të licencuar në sektorin e energjisë elektrike rrezikonin heqjen e licencës, për shkak se nuk kishin likujduar pagesat rregullatore, ndaj......

“Rritja e pagave, nuk frenon emigracionin” - Salinas: Çështja është më komplekse, të rinjtë duan arritje në karrierë
Ndërhyrja e qeverisë për rritjen e pagave në vend, si në administratë ashtu edhe në sektorin privat, nuk e frenon emigracionin. Përfaqësuesi i Bankës Botërore......

‘100 mijë euro gjobë kush flet anglisht’ – Italia do të ndalojë përdorimin e fjalëve të huaja në komunikimet zyrtare!
Partia e krahut të djathtë e udhëhequr nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka shtyrë përpara legjislacionin e ri të propozuar që do të dënojë përdorimin......

Si u bë Jeff Bezos një nga njerëzit më të pasur në botë?!
Globalisht, Jeff Bezos është personi i tretë më i pasur, dhe pasuria e tij gradualisht ka eklipsuar pasurinë e bashkëthemeluesit të Microsoft Corp. Bill Gates......

DPT njofton: Librat e shitjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen më manualisht. Procedura!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke filluar nga muaji mars 2023 librat e shitjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen më manualisht, por në format......

Platforma të reja tregtimi përveç Bursës - Çfarë parashikon rregullorja e AMF-së?!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar për konsultim publik projekt-rregulloren që përcakton kërkesat dhe procedurat e dhënies së licencës për......

Elon Musk zëvendëson imazhin e zogut të Twitter me Shiba Inu – ‘Kërcejnë’ aksionet e Dodgecoin!
Ikona tradicionale e zogjve të Twitter-it u hoq dhe u zëvendësua me një imazh të një Shiba Inu, një lëvizje e dukshme ndaj Dogecoin, kriptomonedhës shaka për......

Goldman parashikon rritje të çmimit të naftës - Pas reduktimit të prodhimit, 110 dollarë për fuçi deri në 2024
Goldman Sachs paralajmëron se reduktimi i prodhimit të naftës së papërpunuar nga OPEC mund të rezultojë në një deficit dukshëm më të madh në treg, duke sjellë......