DPT njofton: Librat e shitjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen më manualisht. Procedura!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke filluar nga muaji mars 2023 librat e shitjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen më manualisht, por në format excel nëpërmjet e-filing. Ky zhvillim i ri mundëson transferimin e të dhënave te librave automatikisht në E-filing, pasi ju t’i keni mbyllur ato, ne portalin SelfCare, nga data 1-10 të muajit pasardhës.
DPT bën me dije se përpara se të kryeni mbylljen e librave ne Portalin Selfcare, duhet të verifikoni të dhënat e transaksioneve dhe të kryeni saktësimet përkatëse. Sipas njoftimit librat e shitjes dhe blerjes që nuk te mbyllen nga tatimpaguesit deri në datën 10 të çdo muaji, do të dorëzohen automatikisht nga sistemi në datë 11.
Bazuar në informacionin e publikuar dorëzimi i librave të shitjes dhe blerjes në portalin Self-Care kryhet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
- aksesoni llogarinë tuaj në portalin SelfCare, nëpërmjet kredecialeve tuaja të portalit e-Albania
- Ne menune “Libri i shitjeve dhe i blerjeve”, zgjidhni nën-menu “Pasqyra Mujore”, dhe me pas klikoni në periudhën qe do te deklaroni (p.sh.: 2023, 03)
- Ne seksionin “Artikulli i librit të shitjes” apo “Artikulli i librit të blerjes” mund të verifikoni të gjitha të dhënat për faturat tuaja të shitjes apo te blerjes. Per faturat e blerjes mund te kryeni sistemimet përkatëse për TVSH-në (ne rast se është e nevojshme)
- pas verifikimeve dhe saktësimeve të faturave të shitjes dhe blerjes, ne seksionin “Informacion bazë” ku shfaqet përmbledhësja e situatës mujore të TVSH-së, duke klikuar “Mbyll librin” ku keni mundësinë të bëni deklarimin e librave, si në pamjen më poshtë:
- pas mbylljes në SelfCare, librat do të transferohen automatikisht drejt sistemit të deklarimit elektronik E-filing.
Gjithashtu DPT thekson se nëse për periudhën e deklarimit, nuk keni mundur të kryeni saktësimin e të dhënave të faturave në libra apo i keni mbyllur ata para datës 10 dhe keni marrë edhe fatura të tjera (p.sh. Fatura të shërbimeve utilitare), ju do të keni mundësinë që korrigjimin e të dhënave të librave ta kryeni manualisht, nëpërmjet llogarisë tuaj në E-filing.
‘Korrigjimi i librave duhet të kryhet vetëm në ato raste kur ju mund te vërtetoni mospërputhjen e të dhënave te librave ne Selfcare me ato qe ju do te deklaroni. Deklarata e TVSH-së do të vijojë të kryhet manualisht, sipas të dhënave të deklaruar në librat e shitjes dhe blerjes,’ shkruhet në njoftim.
Për të korrigjuar librat nëpërmjet sistemit elektronik të deklarimit E-filing, DPT informon se ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:
- aksesoni llogarinë tuaj te deklarimit elektronik E-filing, ne tatime.gov.al
- për të ndryshuar librin e shitjes, në menunë “Librat e Shitjeve dhe Blerjeve”, zgjidhni nënmenunë “Librat e shitjeve”
- klikoni ne seksionin seksioni “Libra të dorëzuara”, përzgjidhni periudhën për të cilën do të ndryshohet libri duke klikuar tek shenja “→”, dhe pas selektimit të periudhës duhet të klikoni tek butoni “Ndrysho Librin”, si në pamjen më poshtë:
Për ndryshimin e librit të blerjes duhet të zgjidhni nënmenunë “Librat e Blerjeve” dhe të ndiqni hapat e tjerë të përshkruar më lart.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Platforma të reja tregtimi përveç Bursës - Çfarë parashikon rregullorja e AMF-së?!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar për konsultim publik projekt-rregulloren që përcakton kërkesat dhe procedurat e dhënies së licencës për......

Elon Musk zëvendëson imazhin e zogut të Twitter me Shiba Inu – ‘Kërcejnë’ aksionet e Dodgecoin!
Ikona tradicionale e zogjve të Twitter-it u hoq dhe u zëvendësua me një imazh të një Shiba Inu, një lëvizje e dukshme ndaj Dogecoin, kriptomonedhës shaka për......

Goldman parashikon rritje të çmimit të naftës - Pas reduktimit të prodhimit, 110 dollarë për fuçi deri në 2024
Goldman Sachs paralajmëron se reduktimi i prodhimit të naftës së papërpunuar nga OPEC mund të rezultojë në një deficit dukshëm më të madh në treg, duke sjellë......

Minorenët e punësuar, 84% në bujqësi! 15-17 vjeçarët, 1 në 10 është në tregun e punës
Integrimi i të rinjve në tregun e punës, orientimi i tyre dhe informimi është një detyrë e rëndësishme si e aktorëve publikë po ashtu edhe e atyre privatë.......

Ulje taksash për industrinë e gjelbër në Francë - Objektiv, reduktimi i emetimeve të gazeve serrë
Franca mund të ofrojë ulje taksash dhe subvencione për prodhimin e teknologjive miqësore me klimën në vend, sipas propozimeve nga ligjvënësve që po përgatisin......

Mësuesit në Britani refuzojnë ofertën e qeverisë - Sektori i arsimit, prej ditësh në grevë për paga më të larta
Mësuesit kanë refuzuar me shumicë dërrmuese një ofertë pagash nga qeveria britanike. Lajmi u konfirmua nga sindikata që tha se do të zhvillojë edhe dy ditë të......

“OPEC+ po dëmton perspektivën e rritjes globale” - Deklarata e Yellen, pas vendimit për uljen e prodhimit të naftës
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se një ulje befasuese e prodhimit të naftës nga OPEC+ është një "akt jokonstruktiv" që do të shtojë......

Indonezia ul në 1% TVSH për automjetet elektrike - Vendimi, një përpjekje për të tërhequr investime në vend
Indonezia ka ulur tatimin mbi vlerën e shtuar për shitjet e automjeteve elektrike me bazë baterie në 1% nga 11% për të inkurajuar përdorimin e automjeteve......