Ulje taksash për industrinë e gjelbër në Francë - Objektiv, reduktimi i emetimeve të gazeve serrë

Franca mund të ofrojë ulje taksash dhe subvencione për prodhimin e teknologjive miqësore me klimën në vend, sipas propozimeve nga ligjvënësve që po përgatisin një projektligj për industrinë e gjelbër.
Në përpjekje për të ulur sa më shumë emetimet e gazeve serrë, qeveria e Francës është e shqetësuar se kompanitë e saj mund të mbeten në mënyrë të pakthyeshme prapa rivalëve amerikanë, të nxitur nga Akti i Reduktimit të Inflacionit prej 430 miliardë dollarësh të administratës Biden.
Për të shmangur këtë, Ministri i Financave Bruno Le Maire ka ngarkuar një grup ligjvënësish dhe drejtues biznesi që të dalin me propozime për t'i mbajtur firmat franceze konkurruese dhe për të ndryshuar një prirje afatgjatë të çindustrializimit në vend.
Propozimet përfshinin plane për ulje taksash dhe subvencione në varësi të madhësisë së investimit të një kompanie ose sa prodhon ajo në Francë.
Masa mund të ofrohet si një pagesë paradhënie për të siguruar rrjedhjen e shpejtë të parave dhe do të synonte prodhuesit e baterive dhe metaleve kritike, elektrolizuesve, pompave të nxehtësisë, centraleve bërthamore të gjeneratës së ardhshme, gjeneratorëve fotovoltaikë dhe të erës, teknologjive të kapjes dhe ruajtjes së karbonit, gjysmëpërçuesve si dhe rrjetet e energjisë elektrike.
Le Maire theksoi se tani është koha për të gjetur financim dhe për të investuar dhe për këtë arsye paratë publike duhen vendosur në tryezë. Propozimet, që do i nënshtrohen një konsultimi publik përpara se legjislacioni të shkojë për miratim në parlament këtë verë, do të financohen duke reduktuar trajtimin e favorshëm tatimor në të cilin kanë akses aktualisht disa industri ndotëse.
Në veçanti, një ulje taksash për konsumin e karburantit, që aktualisht përfiton industria ajrore dhe transporti detar, por mund të reduktohet dhe taksa për modelet e automjeteve shumë ndotëse mund të rritet më tej. Ligjvënësit, drejtuesit e bizneseve dhe një zyrtar i ministrisë së financave thanë se shumat dhe qëllimi i saktë do të përcaktohen në muajt e ardhshëm kur të përgatitet projektligji.
Dorina Kurtaj / SCAN

Mësuesit në Britani refuzojnë ofertën e qeverisë - Sektori i arsimit, prej ditësh në grevë për paga më të larta
Mësuesit kanë refuzuar me shumicë dërrmuese një ofertë pagash nga qeveria britanike. Lajmi u konfirmua nga sindikata që tha se do të zhvillojë edhe dy ditë të......

“OPEC+ po dëmton perspektivën e rritjes globale” - Deklarata e Yellen, pas vendimit për uljen e prodhimit të naftës
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se një ulje befasuese e prodhimit të naftës nga OPEC+ është një "akt jokonstruktiv" që do të shtojë......

Indonezia ul në 1% TVSH për automjetet elektrike - Vendimi, një përpjekje për të tërhequr investime në vend
Indonezia ka ulur tatimin mbi vlerën e shtuar për shitjet e automjeteve elektrike me bazë baterie në 1% nga 11% për të inkurajuar përdorimin e automjeteve......

Shtëpia më e shtrenjtë në Londër, 74 mln USD - Rezidenca në shitje ka një pishinë 33 metra të gjatë dhe 8 dhoma gjumi
Një nga shtëpitë më të shtrenjta në Londër u rendit në listën e pronave në shitje për 60 milionë paund, rreth 74 milionë dollarë. Rezidenca e mbushur me......

Nafta rritet pranë 85 USD për fuçi - Mbështetet nga vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin
Nafta ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, pas vendimit të OPEC+ për të ulur më tej kuotat e prodhimit. Tashmë investitorët po fokusohen te......

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin mbledhjen vjetore të Credit Suisse
Tregjet europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, por tashmë e gjithë vëmendja e investitorëve është përqendruar te efektet që do të......

Dollari zgjeron humbjet - Sektori i manifakturës në SHBA bie në nivelin më të ulët në 3 vite
Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të ngadalësimit të sektorit të manifakturës në SHBA dhe për shkak të......

BE-ja përballet me një rënie masive demografike me mbi 27 milionë njerëz më pak deri në vitin 2100!
Bashkimi Europian është në prag të një ndryshimi të madh demografik pasi parashikimet e reja sugjerojnë një rënie të konsiderueshme të popullsisë deri në fund......