Nafta rritet pranë 85 USD për fuçi - Mbështetet nga vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin

Nafta ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, pas vendimit të OPEC+ për të ulur më tej kuotat e prodhimit. Tashmë investitorët po fokusohen te ndikimi që do të kenë çmimet më të larta të naftës në ekonominë globale.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 85 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët u rritën me mbi 6% në sesionin e kaluar, pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, duke përfshirë Rusinë, vendosën të ulin prodhimin edhe me 1.16 milionë fuçi naftë në ditë.
Në total, organizata pritet ta ulë prodhimin me rreth 3.66 milionë fuçi naftë në ditë, e barabartë me rreth 3.7% të kërkesës globale. Analistët parashikojnë se, në terma afatmesëm kërkesa për naftë do të vijojë rritjen, sidomos gjatë stinës së verës, duke shtuar më tej presionet inflacioniste.
Për këtë arsye, çmimet e naftës mund të rriten deri në 100 dollarë për fuçi në fund të këtij viti. Megjithatë, gjatë sesionit të sotëm fitimet po kufizohen nga ngadalësimi i aktivitetit të manifakturës në SHBA.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin mbledhjen vjetore të Credit Suisse
Tregjet europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, por tashmë e gjithë vëmendja e investitorëve është përqendruar te efektet që do të......

Dollari zgjeron humbjet - Sektori i manifakturës në SHBA bie në nivelin më të ulët në 3 vite
Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të ngadalësimit të sektorit të manifakturës në SHBA dhe për shkak të......

BE-ja përballet me një rënie masive demografike me mbi 27 milionë njerëz më pak deri në vitin 2100!
Bashkimi Europian është në prag të një ndryshimi të madh demografik pasi parashikimet e reja sugjerojnë një rënie të konsiderueshme të popullsisë deri në fund......

Procesi më i shpejtë i anëtarësimit në historinë e organizatës - Finlanda i bashkohet zyrtarisht NATO-s!
Një shtizë e re flamuri pret flamurin finlandez në selinë e NATO-s në Bruksel. Kur vendi nordik të bëhet anëtari i 31-të i aleancës ushtarake të martën, ai do......

Pse Italia ka vendosur të bllokojë ChatGPT?!
Autoritet italiane për mbrojtjen e të dhënave kanë deklaruar se softueri mbledh në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve dhe mbron shumë pak të......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan blihet sot me 103.4 lekë dhe shitet me 104.4 lekë duke e nisur ditën në kuota të qëndrueshme në raport me ditën e djeshme sipas kursit të......

Pensionistët e vetëpunësuar, nuk do të paguajnë më sigurime. Projektligji/ Përjashtohen individët në pension që janë të punësuar
Pensionistët e pleqërisë që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat do të përjashtohen nga pagesa e kontributeve shoqërore. Ministria e Financave dhe......

Shqipëria dhe Greqia, paketë “e vetme” turistike. Zacharaki: Promovim i përbashkët në të gjithë botën
Shqipëria dhe Greqia kanë firmosur një aksion plan në fushën e turizmit që synon më shumë bashkëpunim dhe promovimin e këtij sektori si një paketë e vetme për......