Bota Postuar më 4 Prill 2023, 09:16

Dollari zgjeron humbjet - Sektori i manifakturës në SHBA bie në nivelin më të ulët në 3 vite

Nga SCAN TV
Dollari zgjeron humbjet - Sektori i manifakturës në SHBA bie në

Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të ngadalësimit të sektorit të manifakturës në SHBA dhe për shkak të shqetësimeve për rritjen e inflacionit, pas vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin.

Të dhënat e publikuara në SHBA treguan se aktiviteti i sektorit të manifakturës ra në nivelin më të ulët në 3 vitet e fundit, gjatë marsit, pasi porositë e reja vijuan kontraktimin. Paundi britanik po qëndron në nivelin më të lartë që nga fillimi i janarit, në mbi 1.24 dollarë, duke zgjeruar fitimet prej 0.7% të sesionit të kaluar.

Edhe euro është ngjitur në mbi 1.09 dollarë, niveli më i lartë në 7 javët e fundit. të dhënat për ngadalësimin e ekonomisë amerikane vijnë në një kohë që në fokus të tregjeve janë rikthyer shqetësimet për inflacionit, pas vendimit të OPEC+ për të ulur më tej prodhimin, një vendim që rriti çmimet e naftës me rreth 6% në sesionin e kaluar.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në mbi 28 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1820 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 4 Prill

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan blihet sot me 103.4 lekë dhe shitet me 104.4 lekë duke e nisur ditën në kuota të qëndrueshme në raport me ditën e djeshme sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat