Shqipëria Postuar më 3 Prill 2023, 14:25

Më shumë të rinj braktisën shkollën në 5 vitet e fundit - Instat: 17.4% e tyre përfunduan vetëm arsimin bazë në 2021

Nga SCAN TV
Më shumë të rinj braktisën shkollën në 5 vitet e

Përqindja e të rinjve që përfundojnë arsimin bazë por nuk vazhdojnë më tej shkollimin ose trajnimin ka qenë në një trend të lartë në 5 vitet e fundit në vendin tonë. Grupmosha 18-24 vjeç sipas të dhënave të Institutit të Statistikave regjistroi shifrën 17.4% të lënies së shkollës për vitin 2021.

Nëse ndalemi të gjinia janë meshkujt ata të cilët preferojnë të mos vijojnë më tej shkollimin duke e braktisur atë. Instituti I Statistikave publikoi “Treguesit e së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve” për periudhën 2017-2021. Sipas kësaj të fundit 17.8% e meshkujve morën këtë vendim në 2021. Ndërkohë numri i vajzave që lanë shkollimin ose trajnimin është gjithashtu në nivel të lartë, afërsisht me djemtë. Me një rritje me 2.1% krahasuar me 2020, 17.1% e vajzave zgjodhën në 2021 të mos shkollohen.

Ky trend shënoi vlera pozitive vetëm gjatë periudhës së pandemisë kur përqindja e nxënësve që lanë shkollën u ul duke arritur në në  15.6%.

Përfundimi i arsimit të mesëm, edhe pse nuk garanton pajisjen me të gjitha aftësitë e nevojshme në jetë, u jep të rinjve përparësi në tregun e punës, në krahasim me të rinjtë që braktisin shkollën. Përqindja e të rinjve 20-24 vjeç që kanë përfunduar arsimin e mesëm në vitin 2021, arrin 83% nga 78% në vitin 2017, me një diferencë të dukshme gjinore në favor të femrave. Ndërsa përsa i përket arsimit bazë 9vjeçar për vitin 2021-22, u regjistruan 92% e nxënësve të grupmoshës 6-14 vjeç, përkundrejt 96,5% në vitin shkollor 2017-2018.

Marinela Lina/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat