A pritet një tjetër rritje çmimesh? - Shano: Biznesi do të deklarojë punëtorin me 40 mijë lekë, por do e paguajë më pak

Nga një prilli paga minimale në shqipëri ka kaluar në 40 mijë lekë, por si do ndikoj kjo në mbarvajtjen e biznesit, a do të kemi një tjetër valë të rritjes së çmimeve. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar që paga mesatare do të arrij në 900 euro.
Dritan Shano Ekspert Ekonomie: “Është logjike që të presësh një valë tjetër të rritjes së çmimeve të ndryshme nga ajo që prodhon inflacioni. Natyrisht asnjë biznes nuk do dëshironte të fitonte më pak dhe gjithë këto kosto që rriten për shkak të vendosjes autoritative të dhe jo organike të pagës minimale nga qeveria, patjetër që do përkthehen dhe në rritje të çmimeve. Por që është e pritshme sepse nuk mundet që qeveria të bëj llogaritë e biznesit dhe të caktojë në mënyrë morale, sa do i ketë kostot, sa do ketë fitimin. Në mënyrë të drejtpërdrejtë të pyetjes suaj po, do ketë rritje, se kur dhe se sa kjo mbetet për t’u parë. Problem,i që unë shoh te kjo iniciativë e kryeiministrit, e cila është politike jo ekonomike, është që rritja e pagës minimale nuk mund të jetë një vendim nga qeveria por duhet të vij si rrjedhojë erritjes së ekonomisë dhe të rritjes së produktivitetit në ekonomi.”
Rritja e pagës minimale do të përdoret për të shtuar të ardhurat në buxhet thekson eksperti Shano. Ndërsa sipas tij, rritja jo natyrale e pagës do të prodhoj evazion
“Biznesi do të gjejë mënyra nga më të ndryshmet që mos të preki as fitimin dhe as volumin e biznesit. Dhe patjetëe që kjo do të çoj në situatë ku njerëzit deklarojnë pagën minimale dhe marrin një pagë që lidhet me produktivitetin e punës që bëjnë”, tha ai.
Por sa e arritshme do të jetë për qeverinë rritja e pagës mesatare në 900 euro?
Sipas Shanos: “Unë mendoj që çuarja e pagës mesatare në 900 euro në një të ardhme është një tjetër kosto shtesë mbi biznesin sepse unë nuk shoh se si administrate publike shqiptare është ajo faktori kryesor që udhëheq rritjen ekonomisë në Shqipëri, është e kundërta besoj. Administrata është ajo që fiton nga rritja e ekonomisë që bëjnë bizneset.”
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

Aplikohet për dy centrale diellorë - Investitorët, interes për energjinë fotovoltaike. Nuk përfitojnë nga masat mbështesëse
Dy aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, duke treguar interesin......

75 etiketa vere shqiptare në panairin e Veronës, Krifca: Tregje të reja për prodhuesit tanë!
Shqipëria prezantohet me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë bën me dije Ministrja e......

‘Hani shpejt dhe largohuni’ – Qyteti ku ndalohet përdorimi i telefonave inteligjentë në restorante!
Në restorantet ramen të Japonisë, ekziston një rregull i pashprehur: hani shpejt dhe largohuni. Kota Kai që zotëron dhe operon restorantin e Tokios Debu-chan......

Përshkallëzohen marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA – Shkak, hetimi ndaj prodhuesit amerikan të çipave!
Kina ka nisur një hetim të sigurisë kibernetike ndaj Micron Technology, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave të memories në Amerikë, në shenjë......

Pse Japonia po blen naftën ruse mbi kufirin 60 dollarë për fuçi, duke u thyer me aleatët perëndimorë?!
Japonia ka filluar të blejë naftë bruto ruse mbi kufirin 60 dollarë për fuçi, duke u thyer me aleatët perëndimorë falë një përjashtimi të autorizuar nga......

Milatoviç premton BE duke forcuar lidhjet me Serbinë - Ish-ministri i ekonomisë është presidenti i ri i Malit të Zi
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, me lëvizjen e tij “Europa tani”, premtoi anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke mos harruar të......

Tërmeti dëmtoi 20% të prodhimit të ushqimit në Turqi - Llogaritet se dëmet në bujqësi ishin shumë të rënda
Tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë fqinje më 6 shkurt, dëmtoi më shumë se 20% të prodhimit bujqësor dhe blegtoral të Turqisë, sipas të......

Në 3 prill 1973 u bë telefonata e parë me celular - 10 vjet më vonë u hodh në treg për 4 mijë dollarë
Në 3 prill 1973, në New York, nga një telefon ‘DynaTac Motorola’ i madh sa një kuti këpucësh, u bë dhe telefonata e parë nga një celular. Protagonist i këtij......