Tërmeti dëmtoi 20% të prodhimit të ushqimit në Turqi - Llogaritet se dëmet në bujqësi ishin shumë të rënda

Tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë fqinje më 6 shkurt, dëmtoi më shumë se 20% të prodhimit bujqësor dhe blegtoral të Turqisë, sipas të dhënave të konfirmuara nga OKB. Më shumë se 55 mijë njerëz humbën jetën nga tërmeti 7.8 ballë dhe lëkundjet që pasuan.
Tërmeti shkaktoi "dëme të rënda në bujqësi, duke përfshirë të korrat, blegtorinë, peshkimin dhe akuakulturën, si dhe infrastrukturën bujqësore në zonat e prekura, sipas detajeve të publikuara nga Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë - FAO. Tërmeti goditi 11 provinca kritike bujqësore, duke prekur 15.73 milionë njerëz dhe më shumë se 20% të prodhimit të ushqimit të vendit.
Zona më e prekur nga tërmeti, e njohur si 'Gjysmëhëna pjellore' e Turqisë, përbën rreth 15% të PBB-së bujqësore dhe kontribuon në pothuajse 20% të eksporteve bujqësore të Turqisë.
Tërmeti shkaktoi humbje prej 1.19 miliardë eurosh për shkak të dëmtimit të infrastrukturës, blegtorisë dhe kulturave bujqësore, dhe 4.68 miliardë euro në sektorin e bujqësisë. Kur ra tërmeti, shtëpitë u shembën, të korrat u shkatërruan dhe kafshët u vranë. U verifikuA gjithashtu mungesë ushqimi dhe vaksinash për bagëtinë. Njëkohësisht ka pasur mungesë të punëtorëve, gjë që ndihet sidomos tani që po afron sezoni i korrjes.
FAO po kërkon 103 miliardë euro donacione për të ndihmuar zonat e goditura nga tërmeti në Turqi. Kjo pasi fundi i sezonit të mbjelljes është afër. Apeli bëhet për të ndihmuar menjëherë fermerët turq duke iu siguruar atyre pleh dhe fara. Ky konsiderohet dhe si shansi i vetëm për të ruajtur nivelin e prodhimit këtë vit. Sipas FAO-s, më shumë se një e treta e njerëzve në zonat e prekura nga tërmeti varen nga bujqësia për mbijetesën e tyre.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Në 3 prill 1973 u bë telefonata e parë me celular - 10 vjet më vonë u hodh në treg për 4 mijë dollarë
Në 3 prill 1973, në New York, nga një telefon ‘DynaTac Motorola’ i madh sa një kuti këpucësh, u bë dhe telefonata e parë nga një celular. Protagonist i këtij......

Si po përgatiten europianët për një verë tjetër me thatësirës ekstreme?!
Vitin e kaluar, disa pjesë të Europës panë një thatësirë aq të rëndë saqë furnizimet me ujë të pijshëm ishin të kufizuara. Një dimër me pak reshje u pasua me......

Më shumë besim në ecurinë e ekonomisë - Treguesi i ndjesisë i matur nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6,3 pikë në mars
Duket se konsumatori dhe biznesi kanë më shumë besim në ecurinë e ekonomisë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, treguesi i......

Parizienët ndalojnë skuterat elektrikë - Nuk do të mund të merren me qira në kryeqytetin francez
Parizienët votuan të dielën në një referendum për të ndaluar marrjen me qira të skuterëve elektronikë të vetëshërbimit në kryeqytetin francez. Ndërsa ato janë......

OPEC+ ul prodhimin deri në fund të 2023 - Rritet me 8% çmimi i naftës, mund të shkojë në 100 dollarë për fuçi
Çmimet e naftës u rritën deri në 8% në hapje pasi OPEC+ njoftoi se po ulte prodhimin me 1.16 milionë fuçi në ditë. Marrëveshjet e së ardhmes së naftës së......

Rënie e fortë e monedhës europiane dhe Paundit britanik – Sa këmbehen sot Dollari dhe Franga?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi në raport me javën e kaluar ka regjistruar rritje të kuotës teksa është blerë sot me 104.2 lekë dhe......

Rënia e dollarit amerikan - Që nga viti 2022 procesi global i "de-dollarizimit" është përshpejtuar
Procesi i de-dollarizimit po rritet pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës po abuzojnë me statusin dominues të monedhës së tyre, e cila po sheh gjithnjë e më......

BQE monitoron rreziqet në sektorin financiar - “Gati për të vepruar në ruajtje të qëndrueshmërisë”
Banka Qendrore Europiane aktualisht po monitoron rreziqe të mëdha në të gjithë sektorin financiar dhe do të veprojë për të ruajtur stabilitetin në zonën e......