Rënia e dollarit amerikan - Që nga viti 2022 procesi global i "de-dollarizimit" është përshpejtuar

Procesi i de-dollarizimit po rritet pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës po abuzojnë me statusin dominues të monedhës së tyre, e cila po sheh gjithnjë e më shumë vende që kërkojnë zëvendësime për dollarin amerikan për rezervat e tyre valutore.
Hegjemonia financiare është shtylla e hegjemonisë amerikane dhe statusi dominues i dollarit është themeli. Nëpërmjet uljeve të normave të interesit dhe rritjes së dollarit amerikan nga Rezerva Federale, SHBA ka tkurrur pasurinë globale në mënyrë të vazhdueshme.
Gjithnjë e më të vetëdijshëm për nevojën për të hequr qafe dominimin e dollarit, shumë vende kanë nisur procesin e "de-dollarizimit".
Që nga fillimi i vitit 2022, procesi global i "de-dollarizimit" ka filluar të përshpejtohet.
Vendet kanë reduktuar zotërimet e tyre të borxhit kombëtar të SHBA-së, duke promovuar diversifikimin e aktiveve të rezervës valutore dhe duke kërkuar të përdorin marrëveshje dypalëshe dhe shumëpalëshe të monedhës për të shlyer transaksionet në tregtinë ndërkombëtare.
Ndërkohë, shumë banka qendrore i janë drejtuar arit për të shmangur rreziqet gjeopolitike, gjë që reflekton si rënien e besimit global ndaj dollarit, ashtu edhe një gatishmëri të shtuar për të "de-dollarizuar".
Sipas ekspertëve një nga qëllimet e tyre kryesore të vendeve për të rritur rezervën e tyre të arit është të diversifikojnë përbërjen e rezervave të aseteve. Një arsye e mundshme mund të jetë reduktimi relativisht i përbërjes së dollarit dhe borxhit të SHBA.
Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë publikoi një deklaratë ku thuhej se India dhe Malajzia kanë rënë dakord të përdorin rupinë indiane për tregtinë. Ministria tha se tregtia midis Indisë dhe Malajzisë tani mund të vijojë në rupi indiane përveç monedhave të tjera ekzistuese.
Në Samitin e shtatë të Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve të mbajtur në fund të janarit, presidenti brazilian dhe ai argjentinas publikuan një deklaratë të përbashkët, duke konfirmuar se të dy vendet po punojnë për të nisur një monedhë të përbashkët të Amerikës së Jugut, duke promovuar bashkëpunimin në fusha financiare, tregtare dhe të tjera dhe përmirësuar aftësinë për t'u përballur me goditjet e jashtme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BQE monitoron rreziqet në sektorin financiar - “Gati për të vepruar në ruajtje të qëndrueshmërisë”
Banka Qendrore Europiane aktualisht po monitoron rreziqe të mëdha në të gjithë sektorin financiar dhe do të veprojë për të ruajtur stabilitetin në zonën e......

Bursat e nisin javën në qëndrueshmëri - Investitorët, të fokusuar te vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, me investitorët që janë të fokusuar te OPEC+, pas vendimit surprizë për të ulur......

Nafta rritet me mbi 5%, tregtohet në 84 dollarë - OPEC+ shokon tregjet, ul prodhimin edhe me 1.16 milionë fuçi në ditë
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke realizuar fitimet më të mëdha ditore në rreth 1 vit, pas vendimit surprizë të OPEC+ për të ulur......

Dollari e nis javën në rritje - Mbështetet nga vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin
Dollari amerikan është forcuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi në sipërfaqe kanë dalë sërish shqetësimet mbi inflacionin, pas vendimit surprizë të OPEC+ për të......

“Univers City” hap dyert për të parë ecurinë e projektit - Përfundon parku më i madh brenda një kompleksi
Univers City hapi dyert këtë të shtunë duke zhvilluar një Open Day ku çdo njëri pati mundësinë të njihej nga afër me ecurinë e projektit. Vendodhja e Univers......

50 mijë punëtorë në vit nga Ballkani Perëndimor – Çfarë parashikon rregullorja e re në Gjermani?!
Gjermania synon të lejojë në të ardhmen mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor për të punuar në Gjermani. Këtë e miratoi qeveria......

87 vendet më të mira në botë për cilësinë e jetës – Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Bangladeshi në listë! Po Shqipëria?
Njerëzit më shumë se kurrë më parë po bëhen më të interesuar të jetojnë në një vend tjetër. Kjo mund të jetë për shkak se ata po dalin në pension, lëvizin për......

Pse BSH po blen shumë euro në tregun e brendshëm? - Mungesë e lartë likuiditetesh, planifikon të rrisë rezervën valutore me 220 Mln Euro
Për të reduktuar volumin e madh të parave që qarkulluan jashtë sistemit bankar veccanërisht gjatë tremujorit të fundit 2022, Banka e Shqipërisë ka blerë një......