Bota Postuar më 3 Prill 2023, 09:57

Nafta rritet me mbi 5%, tregtohet në 84 dollarë - OPEC+ shokon tregjet, ul prodhimin edhe me 1.16 milionë fuçi në ditë

Nga SCAN TV
Nafta rritet me mbi 5%, tregtohet në 84 dollarë - OPEC+ shokon

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke realizuar fitimet më të mëdha ditore në rreth 1 vit, pas vendimit surprizë të OPEC+ për të ulur prodhimin. Nafta Brent e Londrës ka fituar mbi 5% të vlerës dhe po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi, në rritje po me mbi 5%.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, duke përfshirë edhe Rusinë tronditën tregjet duke njoftuar një ulje të prodhimit me rreth 1.16 milionë fuçi naftë në ditë. Analistët parashikonin se, OPEC+ do ti përmbahej marrëveshjes së tetorit për të vijuar me uljen e prodhimit me rreth 2 milionë fuçi naftë në ditë, deri në dhjetor.

Tashmë, në total ulja e prodhimit nga OPEC+ është 3.66 milionë fuçi, e barabartë me rreth 3.7% të kërkesës globale. Vendimi i njoftuar të dielën, vjen vetëm një ditë përpara se OPEC+ të zhvillojë takimin virtual.

Gjatë muajit mars, nafta Brent preku nivelin më të ulët në 15 muajt e fundit prej 70 dollarë për fuçi, për shkak të krizës që përfshiu bankat. Menjëherë reagoi edhe Shtëpia e Bardhë, duke e cilësuar këtë vendim aspak të zgjuar, i cili vjen në një kohë që çmimet janë relativisht të larta.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat