Pse BSH po blen shumë euro në tregun e brendshëm? - Mungesë e lartë likuiditetesh, planifikon të rrisë rezervën valutore me 220 Mln Euro

Për të reduktuar volumin e madh të parave që qarkulluan jashtë sistemit bankar veccanërisht gjatë tremujorit të fundit 2022, Banka e Shqipërisë ka blerë një vlerë të madhe valute në treg. Ajo raporton se vetëm për muajin dhjetor volumi i parasë në qarkullim jashtë bankave është rritur me 9 miliardë lekë, apo afërsisht 90 milionë dollarë. Për të zbutur këtë efekt, Banka e Shqipërisë ka rritur me 3.2 miliardë lekë portofolin e vetë të bonove të thesarit, si dhe ka blerë më tregun e brendshëm valutor një total prej 5.3 miliardë lekësh.
Ndërkaq, Gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2022, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar 4 ankande për blerjen e valutës. Në total gjatë vitit 2022, u blenë 142.24 milionë Euro. Ndërkohë që shumë e lartë do të jeta blerja në tregun e brendshëm valutor përgjatë këtij viti. Gjatë vitit 2023, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve 160-220 milionë Euro.
Tremujori i fundit i vitit të shkuar ka shënuar një mungesë të fortë likuiditetesh në sistemin bankar, për shkak të akumulimit të parave nga ana e Ministrisë së Financave, por edhe nga rritja e fortë e parasë në qarkullim jashtë bankave. Mungesë që e ka detyruar Bankën e Shqipërisë të rrisë injektimet e likuiditetit. Është vetë banka e Shqipërisë që raporton se injektimi mesatar ditor ka vijuar të rritet në 44.60 miliardë lekë kundrejt 43.9 miliardë lekëve mesatarisht në 6 muajt e mëparshëm. Mungesa mesatare ditore e likuiditetit gjatë 3-mujorit të fundit ka qenë 8.30 miliardë lekë më e lartë se mungesa mesatare e 5 viteve të fundit prej 36.30 miliardë lekësh.
Në funksion të operacioneve për administrimin e likuiditetit të sistemit bankar, Banka e Shqipërisë, ka përdorur instrumentin e saj kryesor, arrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor për mesatarisht 27.05 miliardë lekë ose 60.65%, kundrejt 55.4% në 3-mujorin e mëparshëm. Injektimet 3-mujore janë ulur gradualisht çdo muaj nga 19.25 miliardë lekë në 15.76 miliardë lekë në parapritje të rënies së mungesës në fillim të vitit 2023.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Bizneset e huaja, 3.7% e totalit - Të dhënat për 2021/ Kontribuan me 18.3% të punësimit dhe 19.8% të shitjeve
Në vitin 2021 ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta zunë 3.7% të ndërmarrjeve aktive në operonin në Shqipëri, por pesha e tyre në punësim dhe shitje ishte e......

“Rritja e normave bazë është drejt fundit” - Villeroy: “Beteja” e fituar vetëm kur inflacioni bazë të jetë nën kontroll
Banka Qendrore Europiane ka ende "pak rrugë" për të bërë me rritjen e normave të interesit për të “mposhtur” inflacionin, tha politikëbërësi francez i BQE-së,......

1 mld USD për energjinë e rinovueshme rurale - Bizneset e vogla rurale dhe fermerët në SHBA do të përfitojnë nga ky fond
Bizneset e vogla rurale dhe fermerët në SHBA do të kenë të drejtë të aplikojnë për 1 miliard dollarë grante që të investojnë në energjinë e pastër, njoftoi......

“Paraja digjitale dhe banka” - Sa po orientohet Shqipëria drejt këtij inovacioni?
Për ndërgjegjësimin rreth përdorimit të parasë digjitale, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro-Japoneze, në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë,......

Si e shmangnin drejtësinë shqiptarët në vitet ’30! Loja me ndryshimin e emrave. Rasti unikal gjyqësor në botë: I pandehuri dhe dëshmitari, me të njëjtin emër,atësi e mbiemër
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Dalja e Shqipërisë nga Perandoria Osmane u shoqërua, ndër të tjera, edhe nga mungesa e të dhënave të sakta lidhur me situatën......

Të rinjtë, “në garë” për bursën - AMF ndan çmimet për studentët pjesëmarrës në konkurs
40 skuadra studentore, nga 18 universitete të ndryshme në vend, si edhe një universitet nga Maqedonia e Veriut, orën pjesë në konkursin “Të mësojmë për bursën”......

Bizneset në Britani, më optimiste - Shpresa për ecurinë e pagave dhe ulje të inflacionit
Bizneset britanike ishin më të sigurta gjatë muajit mars 2023 përsa I përket ecurisë së tyre dhe pritjet për çmimet, të cilat po vëzhgohen nga Banka e Anglisë......

Do ndalohet fshehja e pagave në BE - Krahasimi dhe zbulimi i diferencave gjinore mund të jetë më i lehtë
Shumë kompani ende nuk janë transparente në lidhje me pagat duke mos i lejuar punonjësit e tyre të sigurohen se po paguhen në mënyrë të drejtë. Por ka shenja......