“Rritja e normave bazë është drejt fundit” - Villeroy: “Beteja” e fituar vetëm kur inflacioni bazë të jetë nën kontroll

Banka Qendrore Europiane ka ende "pak rrugë" për të bërë me rritjen e normave të interesit për të “mposhtur” inflacionin, tha politikëbërësi francez i BQE-së, Francois Villeroy de Galhau. Inflacioni në eurozonë ra ndjeshëm në mars, por rritja e çmimeve të produkteve bazë u përshpejtua, treguan të dhënat e Eurostat.
Villeroy tha se BQE, e cila synon të kthejë inflacionin drejt 2% nga fundi i vitit 2024 deri në fund të vitit 2025, mund ta konsiderojë të fituar betejën vetëm kur inflacioni bazë, që përjashton çmimet e energjisë dhe ushqimeve, të jetë nën kontroll.
Sipas Villeroy, tani nuk mund të hiqet dorë, ndonëse është pranë fundit rrugëtimi drejt rritjes së normave bazë të interesit. “Ndoshta mund të kemi ende pak rrugë për të bërë", shtoi ai.
Meqenëse vlerësohet se nevojiten nga një deri në dy vjet përpara se rritjet e normave të kenë ndikim në inflacion, një "ndikim mjaft i fuqishëm" nuk ka ardhur ende pavarësisht rritjes së normës bazë nga BQE me 3.5 pikë përqindjeje që nga korriku.
Villeroy, i cili është gjithashtu guvernator i bankës qendrore franceze, shtoi se normat e larta të interesit ishin të dobishme për shumicën dërrmuese të bankave europiane. Megjithatë, nëse BQE-ja do të duhej të ndërmerrte veprime për të stabilizuar sektorin bankar, ajo mund ta bënte këtë duke siguruar likuiditet në baza të përkohshme, përfundoi ai.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

1 mld USD për energjinë e rinovueshme rurale - Bizneset e vogla rurale dhe fermerët në SHBA do të përfitojnë nga ky fond
Bizneset e vogla rurale dhe fermerët në SHBA do të kenë të drejtë të aplikojnë për 1 miliard dollarë grante që të investojnë në energjinë e pastër, njoftoi......

“Paraja digjitale dhe banka” - Sa po orientohet Shqipëria drejt këtij inovacioni?
Për ndërgjegjësimin rreth përdorimit të parasë digjitale, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro-Japoneze, në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë,......

Si e shmangnin drejtësinë shqiptarët në vitet ’30! Loja me ndryshimin e emrave. Rasti unikal gjyqësor në botë: I pandehuri dhe dëshmitari, me të njëjtin emër,atësi e mbiemër
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Dalja e Shqipërisë nga Perandoria Osmane u shoqërua, ndër të tjera, edhe nga mungesa e të dhënave të sakta lidhur me situatën......

Të rinjtë, “në garë” për bursën - AMF ndan çmimet për studentët pjesëmarrës në konkurs
40 skuadra studentore, nga 18 universitete të ndryshme në vend, si edhe një universitet nga Maqedonia e Veriut, orën pjesë në konkursin “Të mësojmë për bursën”......

Bizneset në Britani, më optimiste - Shpresa për ecurinë e pagave dhe ulje të inflacionit
Bizneset britanike ishin më të sigurta gjatë muajit mars 2023 përsa I përket ecurisë së tyre dhe pritjet për çmimet, të cilat po vëzhgohen nga Banka e Anglisë......

Do ndalohet fshehja e pagave në BE - Krahasimi dhe zbulimi i diferencave gjinore mund të jetë më i lehtë
Shumë kompani ende nuk janë transparente në lidhje me pagat duke mos i lejuar punonjësit e tyre të sigurohen se po paguhen në mënyrë të drejtë. Por ka shenja......

Sa zgjat një gjyq në Shqipëri? - Për çështjet civile mesatarisht 6 vjet, për ato administrative deri në 13 vite. Krahasimi me Europën
Sipas raportit të vlerësimit të hartuar nga “Komisioni i Europës” mbi sistemet gjyqësore europiane, për vitin 2020, në Shqipëri duhen mesatarisht 366 ditë për......

Sa i ka rënduar paga minimale biznesit ndër vite? - Do të paguajnë 3.904 lekë më shumë kontribute për punonjësit
Me rritjen e pagës minimale e cila do të jetë 40.000 lekë nga 1 prilli, rrjedhimisht janë rritur dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore. Duke bërë një......