Shqipëria Postuar më 31 Mars 2023, 14:52

Sa i ka rënduar paga minimale biznesit ndër vite? - Do të paguajnë 3.904 lekë më shumë kontribute për punonjësit

Nga SCAN TV
Sa i ka rënduar paga minimale biznesit ndër vite? - Do të

Me rritjen e pagës minimale e cila do të jetë 40.000 lekë nga 1 prilli, rrjedhimisht janë rritur dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore. Duke bërë një rrjedhë kronologjike të rritjes së pagës në vite, kontributet janë rritur si për të vetëpunësuarit gjithashtu dhe për të punësuarit.

Sic shihet dhe në grafikë, një i vetëpunësuar me pagë 26.000 lekë, paguante si detyrime për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore 7.748 lekë në muaj. Në janar të vitit 2021 paga minimale shkoi në 30.000 lekë, e kësisoj një i vetëpunësuar pagoi 1.192 lekë më shumë.

Në fund të muajit prill një i vetëpunësuar me pagë minimale 40.000 lekë, do të paguaj 11.920 total sigurime. E duke bërë përllogaritjet, një i vetëpunësuar do të paguajë 4.172 lekë më shumë sigurime sesa paguante kur pagë minimale ishte 26.000 lekë.

Por si do të ndikoj te bizneset rritja e pagës minimale? Bizneset me shumë punonjës do të ndikohen më shumë nga rritja e pagës minimale, e në vitet e fundit ka rezultuar të rritet më shpesh.

Një të punësuari me pagë minimale 26.000 lekë, i paguheshin 7.254 lekë sigurime në total. Por me rritjen e pagës minimale në 40.000 lekë, një punësuar do të ketë 11.160 lekë sigurime. Ose e thënë ndryshe në fundin e prillit të këtij viti do të paguaj më 3.906 lekë më shumë se 3 vite më parë.

Pra kostot e biznesit janë shtuar pavarësisht se nga qeveria do të rimbursohet rritja e kostove të siguracioneve si pasojë e rritjes së pagës minimale deri në dhjetor të këtij viti.

Diamila Leka/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat