Prodhimi i energjisë nga inceneratorët - Komuniteti i Energjisë kërkon vlerësime, raporti i dorëzuar nga Shqipëria: Asnjë informacion!

Shqipëria nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me prodhimin e energjisë nga inceneratorët pranë Komunitetit të Energjisë. Ky i fundit ka publikuar Raportin e Progresit për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Energjinë e Rinovueshme për vitet 2020 dhe 2021, të paraqitur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm pak kohë më parë, ku jepen të dhëna me zhvillimit që ka patur në këtë drejtim.
Por, në pyetjen ku Sekretariati i Komuniteti të Energjisë kërkon informacion se si vlerësohet përdorimi i mbetjeve të biodegradueshme për prodhimin e energjisë dhe çfarë hapash janë ndërmarrë për të përmirësuar dhe verifikuar ëkto vlerësime, përgjigja e dhënë është se nuk ka informacion. Për periudhën raportuese inceneratori i Elbasanit ka qenë funksional, teksa fuqia e instaliar e impiantit është 2.85 MW.
Përveç akuzave dhe procesit gjyqësor që është duke u zhvilluar, nga pikëpamja energjetike ka patur një sërë zhvillimesh për këtë impinat dhe kryesisht me hartimin e një metodologjie për përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë që prodhohej nga djegia e mbetjeve.
Gjithsesi, Ministria e Infrastrukturës nuk ka përfshirë asnjë informacion në raportin e depozituar pranë Komunitetit të Energjisë, teksa për shumë projekte të tjerë, sikurse është centrali diellor në Karavasta, ai i Spitallës apo ankandi i hapur për parqet e prodhimit të energjisë nga era është dhënë informacion i detajuar. Pjesë e progresraportit të paraqitur janë edhe centralet e vegjël të burimeve të rinovueshme të energjisë, si dhe të dhënat për energjinë nga biomasa e transporti.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

ARRSH, 2.5 mld lekë për 3.84 km rrugë - Tenderi, për aksin e korridorit VIII nuk përfshin asfaltimin. Punimet do zgjasin 2 vjet
Me një fond limit prej 2.5 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për fazën e dytë të zgjerimit të rrugës Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e......

A do subvencionohen bizneset e vogla për pagën minimale? - Ibrahimaj: Është kosto e përballueshme, nuk falimentojnë
Nga data 1 Prill paga minimale në vend do të jetë zyrtarisht 40 mijë lekë. Por pavarësisht rritjes të kostos financiare për bizneset e vogla dhe të vetë......

Mungesë likuiditeti, BSH bleu 5.3 Mld lekë valutë për balancim - Raporti/ Shkak, akumulimi i parave nga Ministria e Financave dhe rritja e parasë jashtë bankave
Tremujori i fundit i vitit të shkuar ka shënuar një mungesë të fortë likuiditetesh në sistemin bankar, për shkak të akumulimit të parave nga ana e Ministrisë......

Bizneset ulin kredinë për kapital qarkullues - Kompanitë më pak hua për blerje inventari, pagesa furnitorësh, shlyerje taksash
Kredia për kapital qarkullues është një prej zërave të huamarrjes së bizneseve me rënie të dukshme gjatë muajve të parë të vitit 2023. Rënia është më e dukshme......

Katër bashki, 2 milionë euro kredi në banka - Si do të shlyhen borxhet e mbartura ndër vite?
Vetëm 4 bashki nga 61 në të gjithë vendin kanë kredi në sistemnin bankar vendas, me një total prej rreth 2 milionë euro. Kreditë janë të mbartura që përpara......

Inflacioni i Eurozonës bie ndjeshëm në mars por çmimet e ushqimeve u rritën!
Inflacioni në eurozonë u ngadalësua më shumë se sa pritej në mars, por çmimet e ushqimeve u rritën edhe pse kostot e energjisë u lehtësuan, treguan të dhënat......

Pse Google po përballet me një padi të re reklamash prej disa miliarda dollarë?!
Një padi është ngritur kundër Google për të kërkuar 3.4 miliardë paund (4.2 miliardë dollarë) kompensim për botuesit për të ardhurat e humbura. Pretendimi, nga......

Si një vend europian po planifikon një "revolucion hekurudhor"!
Në fshatin çek, jo shumë larg Pragës, një tren i bardhë fantazmë po ecën me shpejtësi përreth dhe rreth një unaze të madhe binarësh. Nga ajri, qarku i vetëm......