Shitjet online “nën lupën” e Tatimeve/ Mbi 2 mijë biznese në fokus të planit për formalizimin dhe luftën ndaj evazionit

Administrata Tatimore ka ndërmarrë një plan të veçantë për tregtinë dhe shërbimet online, me synim rritjen e formalizimit dhe luftën ndaj evazionit tatimor. Në listën e subjekteve janë përfshirë 2 mijë e 16 biznese dhe aktorë që operojnë online, ndërsa ndër format e trajtimit parashikohen fillimisht ndërgjegjësimi dhe komunikimi me bizneset, e më pas verifikimet dhe kontrollet për rastet me risk më të lartë.
Plani vjen në një kohë kur blerjet online janë rritur ndjeshëm në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT të përfshira në plan, në vitin 2024, 42.4% e individëve 16 deri në 74 vjeç kishin kryer blerje online, ndërsa krahasuar me vitin 2020, numri i blerësve online është rritur më shumë se katërfish. Veshjet, këpucët dhe aksesorët janë ndër kategoritë kryesore, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e shitjeve realizohet përmes rrjeteve sociale.
Por rritja e tregtisë online sjell edhe një problem për administratën tatimore. Sa prej këtij aktiviteti deklarohet dhe tatohet realisht?
Një nga risqet kryesore të evidentuara në plan lidhet me pagesën në dorëzim. Porosia bëhet online, ndërsa pagesa kryhet me para në dorë, duke krijuar më pak gjurmë elektronike dhe duke e bërë më të vështirë evidentimin e qarkullimit real të biznesit.
Në fokus janë katër kategori kryesore: shitësit online të mallrave, reklamuesit online, telemarketingu dhe operatorët postarë apo korrierët. Administrata Tatimore evidenton si problem raste kur aktiviteti është i dukshëm në internet, por gjurma fiskale është minimale ose mungon.
Risqet kryesore janë bizneset që operojnë pa u regjistruar, mosdeklarimin e saktë të xhiros, punonjësit e padeklaruar, deklarimin e pasaktë të pagave dhe shmangien e TVSH-së.
Për qytetarin që blen online, kjo do të thotë se fokusi nuk është te blerësi, por te biznesi që shet dhe detyrimi i tij për të qenë i regjistruar, për të deklaruar aktivitetin dhe për të lëshuar faturë.
Qasja e administratës do të nisë me ndërgjegjësimin dhe komunikimin me subjektet, për të vijuar me njoftime dixhitale dhe kontakt direkt. Në rastet kur evidentohen parregullsi më të mëdha, plani parashikon verifikime, kontrolle dhe, për rastet më të rënda, hetime.
Synimi është që rritja e ekonomisë online të shoqërohet edhe me më shumë formalizim, konkurrencë të ndershme dhe barazi në pagesën e detyrimeve tatimore.
Me kë po bën më shumë tregti Shqipëria? SHBA, Kosova dhe Greqia fitojnë terren në hartën e eksporteve
Eksportet shqiptare po gjejnë gjithnjë e më shumë hapësirë jashtë tregjeve tradicionale europiane tregojnë të dhënat e tregtisë së jashtme nga INSTAT. Në......
Nxjerrja e litiumit në Gjirokastër - Mineralet kritike/ Leja në Zhulat-Picar kalon nga kërkim-zbulimi, në shfrytëzim
Litiumi, një prej mineraleve me rëndësi në rritje për industrinë e baterive dhe tranzicionin energjetik, duket se po hyn në një fazë të re të zhvillimit......
Më pak euro në banka, leku fiton terren - BSH: Përparon deeuroizimi. Kursi i këmbimit nxiti përdorimin e monedhës vendase
Përdorimi i euros në sistemin financiar shqiptar ka pësuar rënie gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Raporti më i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi......
Viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator - Përfundon më 18 qershor, për maturantët më 4 qershor
Viti i ri shkollor 2026-2027 për nxënësit e arsimit parauniversitar do të nisë më 14 shtator. Ministria e arsimit ka publikuar kalendarin me data kryesore të......
Zjarret në vend/ Dajti, Gurë-Lura, Puka e Mati në fokus të operacioneve, mbi 470 forca në terren
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë, prej të cilave 7 vijojnë aktive dhe 2 të tjera janë nën monitorim, bëri......
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e kësaj të marte vijon të qëndrojë e dobët përballë monedhës vendase duke u......
Rezervat e gazit bien në nivele të ulëta - Evropa e kujdesshme, ndërsa dimri po afron
Katër vjet pasi pushtimi i Ukrainës nga Rusia shkaktoi një krizë energjitike, vendet evropiane përballen me pyetje të reja në lidhje me sigurinë e gazit......
“Taksa e energjisë kërcënon sovranitetin kombëtar” - Gjermania kundërshton planin e Komisionit Evropian
Gjermania po kundërshton një plan të Komisionit Evropian për të taksuar energjinë elektrike me një normë më të ulët se gazin natyror, duke argumentuar se......

