Shqipëria Postuar më 1 Prill 2023, 09:50

Të rinjtë, “në garë” për bursën - AMF ndan çmimet për studentët pjesëmarrës në konkurs

Nga SCAN TV
Të rinjtë, “në garë” për bursën - AMF

40 skuadra studentore, nga 18 universitete të ndryshme në vend, si edhe një universitet nga Maqedonia e Veriut, orën pjesë në konkursin “Të mësojmë për bursën” - Stock Market Learning Competition, 2023.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung Albania organizuan aktivitetin përmbyllës të konkursit i cili shërben nxitjes së edukimin financiar të studentëve për tregun e kapitalit, një nga tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së.

Përgjatë katër muajve të konkursit, skuadrat u pajisën me fonde virtuale dhe i investuan ato në tituj me çmimet reale të tregtimit në tregjet financiare ndërkombëtare. Vlerësimi në konkurs u bazua në dy kritere: vlera dhe qëndrueshmëria në portofolin investues, duke promovuar me çmime gjashtë skuadra studentore.

Ky është viti i dytë që AMF bashkëpunon për zhvillimin e këtij aktiviteti me studentët e fakulteteve ekonomike të universiteteve të vendit.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat