Europa Postuar më 1 Prill 2023, 10:40

Do ndalohet fshehja e pagave në BE - Krahasimi dhe zbulimi i diferencave gjinore mund të jetë më i lehtë

Nga SCAN TV
Do ndalohet fshehja e pagave në BE - Krahasimi dhe zbulimi i diferencave

Shumë kompani ende nuk janë transparente në lidhje me pagat duke mos i lejuar punonjësit e tyre të sigurohen se po paguhen në mënyrë të drejtë. Por ka shenja ndryshimi pasi në lëvizjen e fundit drejt më shumë transparencës, Parlamenti i Bashkimit Europian miratoi rregulla të reja të krijuara për të ndihmuar punonjësit të marrin informacionin kryesor për pagat.

“Fshehja e pagave do të ndalohet,” thuhej në një deklaratë të Parlamenti Europian, duke shpjeguar se punëdhënësit nuk mund t’i pengojnë punëtorët e tyre të ndajnë pagën e tyre ose të shikojnë pagat e njerëzve të tjerë. Kjo do të thotë që punëtorët do të kenë të drejtën e aksesit në detajet individuale dhe tarifat e kompensimit, duke përfshirë edhe diferencat gjinore brenda kompanisë.

Hulumtimet kanë treguar se transparenca e pagave është çelësi për të mbyllur hendekun gjinor të pagave pasi gratë shpesh kanë më pak gjasa të negociojnë kompensimin e tyre dhe priren të nënvlerësojnë veten. Njohja se çfarë fitojnë kolegët e tyre mund të ndihmojë në zbutjen e këtij fenomeni.

Kompanitë në BE me një hendek gjinor pagash më të madh se 5% do të duhet të kalojnë një vlerësim me përfaqësuesit e punonjësve dhe mund të gjobiten, thuhet në deklaratën e Parlamentit Europian. Por se cilat do të jenë pasojat e sakta për një hendek gjinor shumë të madh pagash, varet nga vendet individuale anëtare të BE-së.

Kushdo që është prekur negativisht nga paga e pabarabartë do të ketë të drejtën e kompensimit shtesë, thonë rregullat e reja. Pothuajse gjysma e vendeve të botës nuk kanë ligje që kërkojnë që kompanitë të paguajnë të gjitha gjinitë në mënyrë të barabartë, thekson një raport i fundit i Bankës Botërore. Kjo mund të ketë një ndikim negativ në rritjen ekonomike, shton ai.

Dhe efekti nuk është i kufizuar vetëm në vende individuale. Një raport i fundit nga Moody’s zbuloi se hendeku gjinor i pagave në fakt mund t’i kushtojë ekonomisë botërore deri në 7 trilion dollarë. Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë se hendeku gjinor i pagave në BE ishte në 13% në vitin 2021. Në SHBA, të dhënat federale për atë vit treguan se gratë që punonin me kohë të plotë paguheshin 84 cent për çdo dollar të pagës së një burri.

Edel Strazimiri/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat