Sa zgjat një gjyq në Shqipëri? - Për çështjet civile mesatarisht 6 vjet, për ato administrative deri në 13 vite. Krahasimi me Europën

Sipas raportit të vlerësimit të hartuar nga “Komisioni i Europës” mbi sistemet gjyqësore europiane, për vitin 2020, në Shqipëri duhen mesatarisht 366 ditë për të përfunduar shkallën e parë të një gjykimi civil dhe 1,742 ditë për shkallën e dytë. Pra e thënë ndryshe për shkallën e parë të një gjykimi civil duhet një vit, ndërkohë për shkallën e dytë duhet rreth 4.7 vite. Sipas këtyre shifrave, në total duhen afërsisht 6 vite për t'u dhënë një dënim përfundimtar për çështjet civile ose tregtare.
Le të shohim se sa është kohëzgjatja e një gjykimi penal në vendin tonë. Sipas të dhënave të raportit të "Komisionit Europian" në Shqipëri duhen 294 ditë që të pëfundojë gjykimi i një vepre penale në shkallën e parë dhe duhen 998 ditë për shkallën e dytë, ose rreth 3 vite e gjysëm në total. Nga ana tjetër, po të analizojmë sa zgjasin çështjet në gjykatën administrative përballemi me një kohë më të gjatë pritjeje. Për çështjet administrative kohëzgjatja e gjykimit në shkallën e parë është 199 ditë, ndërsa në shkallën e dytë edhe 4,485 ditë ose 12.2 vite. Pra, nisur nga këto shifra nuk mund të themi se aksesi në drejtësi nga qytetarët shqiptarë është përmbushur plotësisht pasi duhet rreth 13 vite për të marrë një dënim përfundimtar të paktën për çështjet administrative.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Komisionit Europian” mbi kohëzgjatjen për një çështje civile në gjykatën e shkallës së parë sipas vendeve të Europës. Nga të dhënat shihet se Shqipëria renditet mes vendeve të para në Europë me më shumë ditë gjykimi për një çështje civile. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet pas Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë me 639 ditë dhe 472 ditë respektivisht. Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut kohëzgjatja e një gjykimi civil në shkallën e parë arrin mesatarisht deri në 294 ditë, ndërsa në Malin e Zi zgjat 280 ditë. Italia regjistron kohëzgjatjen më të lartë të gjykimit civil në shkallën e parë me 674 ditë dhe pasohet nga Kroacia me 655 ditë. Në vend të fundit me më pak ditë renditen Islanda dhe Lituania me 63 ditë dhe 117 ditë.
Pavarësisht kësaj, nisuar nga koha e gjykimit, dukshëm mund të kuptojmë se gjykatat e shkallës së parë në Shqipëri janë më efikase se ato të shkallës së dytë. Në raport mes rrjeshtash thuhet se në Shqipëri, procedura e vettingut preku numrin e profesionistëve të sistemit të drejtësisë, sidomos në shkallën e dytë dhe të tretë ku shumë gjyqtarë u shkarkuan ose u tërhoqën vullnetarisht. Kështu, gjyqtarët nuk kanë mundur të përballojnë fluksin e rasteve që janë paraqitur pranë gjykatave. Gjithashtu vlen të marrim parasysh edhe vitin të cilit i referohen shifrat. Sigurisht të dhënat janë të prekura edhe nga efektet e pandemisë, e cila ka detyruar shumë gjykata të shtyjnë procedurat.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Sa i ka rënduar paga minimale biznesit ndër vite? - Do të paguajnë 3.904 lekë më shumë kontribute për punonjësit
Me rritjen e pagës minimale e cila do të jetë 40.000 lekë nga 1 prilli, rrjedhimisht janë rritur dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore. Duke bërë një......

Prodhimi i energjisë nga inceneratorët - Komuniteti i Energjisë kërkon vlerësime, raporti i dorëzuar nga Shqipëria: Asnjë informacion!
Shqipëria nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me prodhimin e energjisë nga inceneratorët pranë Komunitetit të Energjisë. Ky i fundit ka publikuar Raportin......

ARRSH, 2.5 mld lekë për 3.84 km rrugë - Tenderi, për aksin e korridorit VIII nuk përfshin asfaltimin. Punimet do zgjasin 2 vjet
Me një fond limit prej 2.5 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për fazën e dytë të zgjerimit të rrugës Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e......

A do subvencionohen bizneset e vogla për pagën minimale? - Ibrahimaj: Është kosto e përballueshme, nuk falimentojnë
Nga data 1 Prill paga minimale në vend do të jetë zyrtarisht 40 mijë lekë. Por pavarësisht rritjes të kostos financiare për bizneset e vogla dhe të vetë......

Mungesë likuiditeti, BSH bleu 5.3 Mld lekë valutë për balancim - Raporti/ Shkak, akumulimi i parave nga Ministria e Financave dhe rritja e parasë jashtë bankave
Tremujori i fundit i vitit të shkuar ka shënuar një mungesë të fortë likuiditetesh në sistemin bankar, për shkak të akumulimit të parave nga ana e Ministrisë......

Bizneset ulin kredinë për kapital qarkullues - Kompanitë më pak hua për blerje inventari, pagesa furnitorësh, shlyerje taksash
Kredia për kapital qarkullues është një prej zërave të huamarrjes së bizneseve me rënie të dukshme gjatë muajve të parë të vitit 2023. Rënia është më e dukshme......

Katër bashki, 2 milionë euro kredi në banka - Si do të shlyhen borxhet e mbartura ndër vite?
Vetëm 4 bashki nga 61 në të gjithë vendin kanë kredi në sistemnin bankar vendas, me një total prej rreth 2 milionë euro. Kreditë janë të mbartura që përpara......

Inflacioni i Eurozonës bie ndjeshëm në mars por çmimet e ushqimeve u rritën!
Inflacioni në eurozonë u ngadalësua më shumë se sa pritej në mars, por çmimet e ushqimeve u rritën edhe pse kostot e energjisë u lehtësuan, treguan të dhënat......