OPEC+ ul prodhimin deri në fund të 2023 - Rritet me 8% çmimi i naftës, mund të shkojë në 100 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës u rritën deri në 8% në hapje pasi OPEC+ njoftoi se po ulte prodhimin me 1.16 milionë fuçi në ditë.
Marrëveshjet e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën për herë të fundit me 5.07% në 83.95 dollarë për fuçi në bazë të këtij lajmi, dhe çmimet e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor të SHBA u rritën me 5.17% në 79.59 dollarë për fuçi.
Reduktimet vullnetare do të fillojnë nga maji deri në fund të vitit 2023, njoftoi Arabia Saudite, duke thënë se ishte një "masë paraprake" e synuar drejt stabilizimit të tregut të naftës. Ky veprim vjen pas vendimit të Rusisë për të reduktuar prodhimin e naftës me 500 mijë fuçi në ditë deri në fund të vitit 2023, sipas zëvendëskryeministrit të vendit Alexander Novak.
Vendet e tjera anëtare kanë premtuar gjithashtu shkurtime përkatëse, me ‘Kingpin’ të Arabisë Saudite që redukton 500 mijë fuçi në ditë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që reduktojnë 144 mijë fuçi në ditë, mes reduktimeve të tjera nga Kuvajti, Omani, Iraku, Algjeria dhe Kazakistani.
Sipas analistëve përfshirja e përzgjedhur e anëtarëve më të mëdhenj të OPEC + sugjeron që respektimi i reduktimeve të prodhimit mund të jetë më i fortë se sa në të kaluarën. Ata argumentojnë se plani i OPEC+ për një ulje të mëtejshme të prodhimit mund t'i shtyjë çmimet e naftës sërish drejt pikës 100 dollarë, duke marrë parasysh rihapjen e Kinës dhe uljet e prodhimit të Rusisë si një veprim hakmarrjeje ndaj sanksioneve perëndimore. Megjithatë, ulja mund të ndryshojë gjithashtu rënien e inflacionit, gjë që do të "komplikonte vendimet për normat e bankave qendrore".
Në mars, çmimet e naftës ranë në nivelin e tyre më të ulët që nga dhjetori 2021, pasi tregtarët kishin frikë se prishja bankare mund të dëmtonte rritjen ekonomike globale.
Karteli i naftës dhe aleatët e tij po kërkojnë të shmangin një përsëritje të rrëzimit të vitit 2008, sipas analistëve që shtojnë se Kina mund të përbëjë 40% të rimëkëmbjes së kërkesës në botë në vitin 2023.
Në tetor, karteli i naftës njoftoi vendimin e tij për të ulur prodhimin me dy milionë fuçi në ditë. Shtëpia e Bardhë tha në atë kohë se presidenti Joe Biden ishte "i zhgënjyer nga vendimi dritëshkurtër i OPEC+" për të reduktuar kuotat e prodhimit ndërsa bota ishte ende duke u përballur me luftën në Ukrainë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rënie e fortë e monedhës europiane dhe Paundit britanik – Sa këmbehen sot Dollari dhe Franga?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi në raport me javën e kaluar ka regjistruar rritje të kuotës teksa është blerë sot me 104.2 lekë dhe......

Rënia e dollarit amerikan - Që nga viti 2022 procesi global i "de-dollarizimit" është përshpejtuar
Procesi i de-dollarizimit po rritet pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës po abuzojnë me statusin dominues të monedhës së tyre, e cila po sheh gjithnjë e më......

BQE monitoron rreziqet në sektorin financiar - “Gati për të vepruar në ruajtje të qëndrueshmërisë”
Banka Qendrore Europiane aktualisht po monitoron rreziqe të mëdha në të gjithë sektorin financiar dhe do të veprojë për të ruajtur stabilitetin në zonën e......

Bursat e nisin javën në qëndrueshmëri - Investitorët, të fokusuar te vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, me investitorët që janë të fokusuar te OPEC+, pas vendimit surprizë për të ulur......

Nafta rritet me mbi 5%, tregtohet në 84 dollarë - OPEC+ shokon tregjet, ul prodhimin edhe me 1.16 milionë fuçi në ditë
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke realizuar fitimet më të mëdha ditore në rreth 1 vit, pas vendimit surprizë të OPEC+ për të ulur......

Dollari e nis javën në rritje - Mbështetet nga vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin
Dollari amerikan është forcuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi në sipërfaqe kanë dalë sërish shqetësimet mbi inflacionin, pas vendimit surprizë të OPEC+ për të......

“Univers City” hap dyert për të parë ecurinë e projektit - Përfundon parku më i madh brenda një kompleksi
Univers City hapi dyert këtë të shtunë duke zhvilluar një Open Day ku çdo njëri pati mundësinë të njihej nga afër me ecurinë e projektit. Vendodhja e Univers......

50 mijë punëtorë në vit nga Ballkani Perëndimor – Çfarë parashikon rregullorja e re në Gjermani?!
Gjermania synon të lejojë në të ardhmen mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor për të punuar në Gjermani. Këtë e miratoi qeveria......