Më shumë besim në ecurinë e ekonomisë - Treguesi i ndjesisë i matur nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6,3 pikë në mars

Duket se konsumatori dhe biznesi kanë më shumë besim në ecurinë e ekonomisë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike rezultoi me rritje 6.3 pikë në muajin mars, krahasuar me shkurtin. Tashmë ky tregues qëndron 13.5 pikë mbi mesataren afatgjatë, niveli më i lartë historik.
Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 5.3 pikë përqindje në muajin mars, i ndikuar pozitivisht nga vlerësimet optimiste për prodhimin aktual dhe për kontratat porositëse, kryesisht atyre të eksporteve. Edhe pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen janë rritur, ndërkohë, pritjet e tyre për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë vijuar prirjen rënëse.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 3.5 pikë përqindje, duke shënuar nivelin më të lartë historik. Rritja këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu dhe për nivelin e porosive aktuale, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen janë në rënie.
Në sektorin e shërbimeve treguesi u rrit me 9.1 pikë përqindje ku dy komponentët përbërës, ecuria aktuale e aktivitetit, si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje të ndjeshme. Edhe pritjet e bizneseve për kërkesën në të ardhmen janë me rritje.
Treguesi i besimit në tregti u rrit me 5.1 pikë përqindje, i ndikuar kryesisht nga vlerësime shumë optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit. Edhe pritjet për punësimin u rritën këtë muaj, por në një shkallë më të ulët se komponenti i parë. Gjithashtu, pritjet për ecurinë e biznesit në të ardhmen dhe për punësimin kanë regjistruar rritje të lehtë këtë muaj. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rënie.
Treguesi i besimit konsumator vijoi prirjen disamujore rritëse, duke u rritur me 3.8 pikë përqindje në muajin mars. Përmirësimi këtë muaj u përcaktua nga pritje të mira për situatën e përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen. Por, nga ana tjetër konsumatorët mendojnë se në të ardhmen çmimet do të vijojnë të rriten.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Parizienët ndalojnë skuterat elektrikë - Nuk do të mund të merren me qira në kryeqytetin francez
Parizienët votuan të dielën në një referendum për të ndaluar marrjen me qira të skuterëve elektronikë të vetëshërbimit në kryeqytetin francez. Ndërsa ato janë......

OPEC+ ul prodhimin deri në fund të 2023 - Rritet me 8% çmimi i naftës, mund të shkojë në 100 dollarë për fuçi
Çmimet e naftës u rritën deri në 8% në hapje pasi OPEC+ njoftoi se po ulte prodhimin me 1.16 milionë fuçi në ditë. Marrëveshjet e së ardhmes së naftës së......

Rënie e fortë e monedhës europiane dhe Paundit britanik – Sa këmbehen sot Dollari dhe Franga?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi në raport me javën e kaluar ka regjistruar rritje të kuotës teksa është blerë sot me 104.2 lekë dhe......

Rënia e dollarit amerikan - Që nga viti 2022 procesi global i "de-dollarizimit" është përshpejtuar
Procesi i de-dollarizimit po rritet pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës po abuzojnë me statusin dominues të monedhës së tyre, e cila po sheh gjithnjë e më......

BQE monitoron rreziqet në sektorin financiar - “Gati për të vepruar në ruajtje të qëndrueshmërisë”
Banka Qendrore Europiane aktualisht po monitoron rreziqe të mëdha në të gjithë sektorin financiar dhe do të veprojë për të ruajtur stabilitetin në zonën e......

Bursat e nisin javën në qëndrueshmëri - Investitorët, të fokusuar te vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, me investitorët që janë të fokusuar te OPEC+, pas vendimit surprizë për të ulur......

Nafta rritet me mbi 5%, tregtohet në 84 dollarë - OPEC+ shokon tregjet, ul prodhimin edhe me 1.16 milionë fuçi në ditë
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke realizuar fitimet më të mëdha ditore në rreth 1 vit, pas vendimit surprizë të OPEC+ për të ulur......

Dollari e nis javën në rritje - Mbështetet nga vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin
Dollari amerikan është forcuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi në sipërfaqe kanë dalë sërish shqetësimet mbi inflacionin, pas vendimit surprizë të OPEC+ për të......