Bota Postuar më 3 Prill 2023, 11:42

Në 3 prill 1973 u bë telefonata e parë me celular - 10 vjet më vonë u hodh në treg për 4 mijë dollarë

Nga SCAN TV
Në 3 prill 1973 u bë telefonata e parë me celular - 10 vjet

Në 3 prill 1973, në New York, nga një telefon ‘DynaTac Motorola’ i madh sa një kuti këpucësh, u bë dhe telefonata e parë nga një celular. Protagonist i këtij momenti historik është inxhinieri amerikan Martin Cooper. “Ne të Motorolës ia arritëm, telefonatat me celularë janë një realitet”, shprehej Cooper në telefonatën e parë ‘pa tela’ që i bëri rivalit të tij të drejtpërdrejt Joel Engel. Por vetëm shumë vite pas asaj telefonate të parë eksperimenti pati një përhapje më të gjerë falë përfitimit të frekuencave të para dhe më pas komercializimit të telefonave të parë celularë.

Pasardhësi i prototipit të përdorur nga Martin Cooper është ‘DynaTac 8000X’, telefoni i parë celular që doli në shitje në 6 mars 1983, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë 40 vjet më parë një periudhe të re në sektorin e telekomunikimit por dhe në jetën e përditshme.

Telefoni që lejonte telefonata deri në 30 minuta, kishte një cmim bazë prej 3.995 dollarësh, në sektor njihej si ‘tulla’ dhe u shfaq në shumë skena të filmit ‘Wall Street” me Michael Douglas në vitin 1987.

Martin Cooper, i lindur në 1928-ën, nuk e ka humbur ende dëshirën për t’u marrë me teknologjinë. Inxhinieri 94 vjec vazhdon të qëndroj i lidhur nga profili i tij në Twitter dhe jep intervista. Kohët e fundit është shprehur i shqetësuar për varësinë e krijuar nga telefonat celularë dhe për pasojat e yure tek fëmijët.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat