Milatoviç premton BE duke forcuar lidhjet me Serbinë - Ish-ministri i ekonomisë është presidenti i ri i Malit të Zi

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, me lëvizjen e tij “Europa tani”, premtoi anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke mos harruar të theksojë mbështetjen dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve me Serbinë. Ishin gjysëm milionë qytetarët që votuan në balotazhin që shënoi një humbje të rëndë për ish-kreun e shtetit Gjukanoviç.
Milatoviç u bë kryefjala politike si ministër i zhvillimit ekonomik pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, që rezultuan në qeverinë e parë që nuk drejtohej nga Partia Demokratike e Socialistëve. Baba i tre fëmijëve, ai la gjurmë me një program ekonomik të diskutueshëm që ndër të tjera dyfishoi pagën minimale. Megjithatë, paga minimale është aktualisht vetëm 450 euro në muaj në vendin e vogël, i cili mbetet shumë i varur nga turizmi falë plazheve piktoreske përgjatë Adriatikut.
Milatoviç ka lindur më 7 dhjetor 1986 në kryeqytetin Titograd, sot Podgoricë. Gjyshi dhe stërgjyshi ishin partizanë jugosllavë në Luftën e Dytë Botërore. Studimet universitare në degën e ekonomisë i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi. Ai kaloi një vit akademik në Universitetin Shtetëror të Illinois si student në SHBA; një semestër në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës dhe një vit akademik në Universitetin La Sapienza të Romës.
Milatoviç përfundoi diplomën e tij Master në Ekonomi në Universitetin e Oksfordit. Milatoviç ka punuar në NLB Group Podgorica dhe Deutsche Bank, Frankfurt. Në vitin 2014 ai iu bashkua Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në ekipin për analiza ekonomike dhe politike. Në vitin 2019, ai u promovua ekonomist kryesor për vendet e BE-së, duke përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë, me bazë në zyrën e Bankës në Bukuresht. Ai ka botuar një seri artikujsh dhe është bashkëautor i dy librave. Milatoviç votoi për pavarësinë e Malit të Zi në referendumin e vitit 2006. Ai prezantohet si i krishterë ortodoks serb dhe është pagëzuar në Manastirin e Ostrogut. Milatoviç e identifikon veten si malazez nga përkatësia etnike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tërmeti dëmtoi 20% të prodhimit të ushqimit në Turqi - Llogaritet se dëmet në bujqësi ishin shumë të rënda
Tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë fqinje më 6 shkurt, dëmtoi më shumë se 20% të prodhimit bujqësor dhe blegtoral të Turqisë, sipas të......

Në 3 prill 1973 u bë telefonata e parë me celular - 10 vjet më vonë u hodh në treg për 4 mijë dollarë
Në 3 prill 1973, në New York, nga një telefon ‘DynaTac Motorola’ i madh sa një kuti këpucësh, u bë dhe telefonata e parë nga një celular. Protagonist i këtij......

Si po përgatiten europianët për një verë tjetër me thatësirës ekstreme?!
Vitin e kaluar, disa pjesë të Europës panë një thatësirë aq të rëndë saqë furnizimet me ujë të pijshëm ishin të kufizuara. Një dimër me pak reshje u pasua me......

Më shumë besim në ecurinë e ekonomisë - Treguesi i ndjesisë i matur nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6,3 pikë në mars
Duket se konsumatori dhe biznesi kanë më shumë besim në ecurinë e ekonomisë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, treguesi i......

Parizienët ndalojnë skuterat elektrikë - Nuk do të mund të merren me qira në kryeqytetin francez
Parizienët votuan të dielën në një referendum për të ndaluar marrjen me qira të skuterëve elektronikë të vetëshërbimit në kryeqytetin francez. Ndërsa ato janë......

OPEC+ ul prodhimin deri në fund të 2023 - Rritet me 8% çmimi i naftës, mund të shkojë në 100 dollarë për fuçi
Çmimet e naftës u rritën deri në 8% në hapje pasi OPEC+ njoftoi se po ulte prodhimin me 1.16 milionë fuçi në ditë. Marrëveshjet e së ardhmes së naftës së......

Rënie e fortë e monedhës europiane dhe Paundit britanik – Sa këmbehen sot Dollari dhe Franga?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi në raport me javën e kaluar ka regjistruar rritje të kuotës teksa është blerë sot me 104.2 lekë dhe......

Rënia e dollarit amerikan - Që nga viti 2022 procesi global i "de-dollarizimit" është përshpejtuar
Procesi i de-dollarizimit po rritet pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës po abuzojnë me statusin dominues të monedhës së tyre, e cila po sheh gjithnjë e më......