75 etiketa vere shqiptare në panairin e Veronës, Krifca: Tregje të reja për prodhuesit tanë!

Shqipëria prezantohet me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë bën me dije Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila vizitoi stendën e Shqipërisë dhe zhvilloi një takim me prodhuesit shqiptarë të verës të pranishëm në panair.
Sipas njoftimit panairi mbledh më të mirët në prodhimin e verërave më të mira, vreshtarëve, enologëve, somelierëve dhe tregtarëve të verërave, si dhe ekspozues të verës nga disa prej kantinat më të famshme në botë dhe synon të promovojë edhe rajonin si destinacion turistik.
Në njoftimin për media theksohet se në stendën e Shqipërisë ishin 20 prodhues, që ekspozuan verën shqiptare me synim, vendosjen e bashkëpunimeve me tregjet e standardeve të larta të Europës dhe botës.
Krifca e cilësoi pjesëmarrjen në këtë panair si një mundësi të artë për të ndarë eksperiencën e tyre dhe për të zhvilluar bashkëpunimet me kompani nga e gjithë bota. “Për 55 vjet “Vinitaly 2023” ka qenë sinonim i përfshirjes së të gjithë zinxhirit global të furnizimit të verës. Katër ditë të këtij manifestimi i kushtohen zhvillimit të marrëdhënieve midis prodhuesve, blerësve dhe palëve të interesuara për të shkëmbyer përvoja dhe aftësi”, theksohet në njoftim.
Në këtë panair marrin pjesë mbi 4 900 prodhues të verërave nga e gjithë bota. Sipas njoftimit Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po mbështet zhvillimin e industrisë së verës, si një nga produktet tradicionale nga më të hershmet në vendin tonë, që e ka bërë Shqipërinë të njihet për varietetet autoktone të rrushit, prej nga prodhohen një sërë verërash cilësore.
Sipas të dhënave zyrtare dhe informacionit të publikuar për media, Shqipëria numëron rreth 11 mijë hektarë vreshta të varieteteve të ndryshme dhe gjatë viteve të fundit prodhimi i verërave është rritur me rreth 11.2%, duke fituar qëndrueshmëri në volumin e prodhimit në rreth 190-195 mijë tonë/vit. “Kjo ecuri pozitive konfirmon potencialin që ka ky sektor për t’u rritur dhe për t’u kthyer në një model të suksesshëm zhvillimi për ekonominë dhe eksportet shqiptare’, thuhet në njoftim.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

‘Hani shpejt dhe largohuni’ – Qyteti ku ndalohet përdorimi i telefonave inteligjentë në restorante!
Në restorantet ramen të Japonisë, ekziston një rregull i pashprehur: hani shpejt dhe largohuni. Kota Kai që zotëron dhe operon restorantin e Tokios Debu-chan......

Përshkallëzohen marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA – Shkak, hetimi ndaj prodhuesit amerikan të çipave!
Kina ka nisur një hetim të sigurisë kibernetike ndaj Micron Technology, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave të memories në Amerikë, në shenjë......

Pse Japonia po blen naftën ruse mbi kufirin 60 dollarë për fuçi, duke u thyer me aleatët perëndimorë?!
Japonia ka filluar të blejë naftë bruto ruse mbi kufirin 60 dollarë për fuçi, duke u thyer me aleatët perëndimorë falë një përjashtimi të autorizuar nga......

Milatoviç premton BE duke forcuar lidhjet me Serbinë - Ish-ministri i ekonomisë është presidenti i ri i Malit të Zi
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, me lëvizjen e tij “Europa tani”, premtoi anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke mos harruar të......

Tërmeti dëmtoi 20% të prodhimit të ushqimit në Turqi - Llogaritet se dëmet në bujqësi ishin shumë të rënda
Tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë fqinje më 6 shkurt, dëmtoi më shumë se 20% të prodhimit bujqësor dhe blegtoral të Turqisë, sipas të......

Në 3 prill 1973 u bë telefonata e parë me celular - 10 vjet më vonë u hodh në treg për 4 mijë dollarë
Në 3 prill 1973, në New York, nga një telefon ‘DynaTac Motorola’ i madh sa një kuti këpucësh, u bë dhe telefonata e parë nga një celular. Protagonist i këtij......

Si po përgatiten europianët për një verë tjetër me thatësirës ekstreme?!
Vitin e kaluar, disa pjesë të Europës panë një thatësirë aq të rëndë saqë furnizimet me ujë të pijshëm ishin të kufizuara. Një dimër me pak reshje u pasua me......

Më shumë besim në ecurinë e ekonomisë - Treguesi i ndjesisë i matur nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6,3 pikë në mars
Duket se konsumatori dhe biznesi kanë më shumë besim në ecurinë e ekonomisë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, treguesi i......