Aplikohet për dy centrale diellorë - Investitorët, interes për energjinë fotovoltaike. Nuk përfitojnë nga masat mbështesëse

Dy aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, duke treguar interesin që investitorët kanë për energjinë diellore.
Referuar aplikimeve, fuqia e instaluar për njërin prej projekteve është 78.5 MW, ndërsa parashikohet të ndërtohet në zonën e Divjakës. Aplikimi i dytë përfshin një central që do të ndërtohet në zonën e Belshit, por ndryshe nga detyrimet ligjore, kapaciteti që do të ketë ky impiant nuk është bërë publik.
Në rast të finalizimit të procedurave, këto projekte nuk do të jenë përfituese të masave mbështetëse të qeverisë. Me nisjen e vitit të kaluar u shënua një rritje e interesit të investiorëve privatë për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, duke qenë se një sërë kërkesash u depozituan prnaë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërkohë që, një pjesë e tyre kanë mundur të licencohen nga ky dikaster, duke qenë se kanë vijura proceduart me pajisjen me lejete e tjera përkatëse, që iu nevojiten për të suhtruar aktivitetin.
Megjithatë, numri i centraleve që kanë nisur ndërtimin mbetet tejet i kufizuar, ndërkohë që me hyrjen në treg ata nuk kanë detyrime për shitje energjie ndaj shtetit shqiptar. Aktualisht, energjia diellore nga impiantet e mëdhenj është pak e shfrytëzuar në vendin tonë, teksa kapaciteti total i instaluar është vetëm 23 MW, ku përfshihen centrale deri në 2 MW.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

75 etiketa vere shqiptare në panairin e Veronës, Krifca: Tregje të reja për prodhuesit tanë!
Shqipëria prezantohet me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë bën me dije Ministrja e......

‘Hani shpejt dhe largohuni’ – Qyteti ku ndalohet përdorimi i telefonave inteligjentë në restorante!
Në restorantet ramen të Japonisë, ekziston një rregull i pashprehur: hani shpejt dhe largohuni. Kota Kai që zotëron dhe operon restorantin e Tokios Debu-chan......

Përshkallëzohen marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA – Shkak, hetimi ndaj prodhuesit amerikan të çipave!
Kina ka nisur një hetim të sigurisë kibernetike ndaj Micron Technology, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave të memories në Amerikë, në shenjë......

Pse Japonia po blen naftën ruse mbi kufirin 60 dollarë për fuçi, duke u thyer me aleatët perëndimorë?!
Japonia ka filluar të blejë naftë bruto ruse mbi kufirin 60 dollarë për fuçi, duke u thyer me aleatët perëndimorë falë një përjashtimi të autorizuar nga......

Milatoviç premton BE duke forcuar lidhjet me Serbinë - Ish-ministri i ekonomisë është presidenti i ri i Malit të Zi
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, me lëvizjen e tij “Europa tani”, premtoi anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke mos harruar të......

Tërmeti dëmtoi 20% të prodhimit të ushqimit në Turqi - Llogaritet se dëmet në bujqësi ishin shumë të rënda
Tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë fqinje më 6 shkurt, dëmtoi më shumë se 20% të prodhimit bujqësor dhe blegtoral të Turqisë, sipas të......

Në 3 prill 1973 u bë telefonata e parë me celular - 10 vjet më vonë u hodh në treg për 4 mijë dollarë
Në 3 prill 1973, në New York, nga një telefon ‘DynaTac Motorola’ i madh sa një kuti këpucësh, u bë dhe telefonata e parë nga një celular. Protagonist i këtij......

Si po përgatiten europianët për një verë tjetër me thatësirës ekstreme?!
Vitin e kaluar, disa pjesë të Europës panë një thatësirë aq të rëndë saqë furnizimet me ujë të pijshëm ishin të kufizuara. Një dimër me pak reshje u pasua me......