Shqipëria Postuar më 3 Prill 2023, 14:24

Si u pastruan paratë në Shqipëri në 2022? - Raportimet u rritën 13%. Pjesa më e madhe nga noterët dhe nga bankat

Nga SCAN TV
Si u pastruan paratë në Shqipëri në 2022? - Raportimet u

Numri i raportimeve i rasteve të dyshuara për pastrim parash ka shënuar rritje të dukshme, ndërkohë që blerja e pasurive të paluajtëshme mbetet meënyra e përdorur më gjerësisht për këtë qëllim. Sipas të dhënave zyrtare të sapopublikuara nga Drejtoria e Përgjithëshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në total janë raportuar 1,790 rastë të dyshuara, me një rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë.

Në raportin zyrtar për vitin 2022 të sapopublikuar, DPPPP bën me dije se mbizotërojnë raportimet nga subjeket noter dhe raportimet nga sistemi bankar, të cilat për vitin 2022 përkatësisht përbëjnë 41% dhe 37% të numrit total të raportimeve, të ndjekura nga raportimet nga institucionet financiare për transferimin e parasë me 16%.

Blerja e pasurive të paluajtëshme mbetet edhe këtë vit një prej rrugënve më të përdorura për të pastruar para në vend. Nga raportet e dërguara përgjithësisht vazhdojnë të mbizotërojnë tipologjitë që lidhen me blerje të pasurive të paluajtshme apo të luajtshme me burim të panjohur të fondeve, të ndjekura nga transferta të dyshimta apo me anomali të dukshme, si dhe transferta të pajustifikuara në apo drejt vendeve me risk.

Më tej në listën e tipologjive kryesore vijnë veprimet nga persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale të mëparshme apo lidhje me persona me precedentë, huamarrje/sponsorizime/dhurime për/nga të tretë, që në dukje janë fiktive. Nje tjetër mënyrë e përdorur gjerësisht rezulton depozitimi me para në dorë me burim të pajustifikuar të ardhurash, apo tërheqje me para në dorë në vlera të larta nga llogaritë e individë dhe personave juridik me dyshime në lidhje me përdorimin e tyre. Edhe këtë vit, në listë nuk mungojnë politikanët apo njërëzit e afërt të tyre.

Lorenc Rabeta/SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat