Panelet diellore i ka instaluar vetëm 0.09% e abonentëve - OSHEE ka mbi 1.1 mln klientë, energjia vetëprodhohet nga 1 025 prej tyre

Pavarësisht tendencës në rritje, numri i abonentëve që kanë instaluar panele fotovoltaike për të vetëprodhuar energji elektrike është tejet i ulët. Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN rezulton se vetëm 0.09% e klientëve që kanë një kontratë me Operatoritn e Shpërndarjs së Energjisë Elektrike kanë zgjedhur panelet diellore për të gjeneruar vetë energjinë e nevojshme.
Kjo pasi, sipas të dhënave të bëra publike nga OSHEE një muaj më parë, në total janë 1025 abonentë kanë instaluar panele fotovoltaike, me qëllim vetëprodhimin e energjisë elektrike.
Ndërkohë që, numri i abonentëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është mbi 1.1 mln. Interesi për të instaluar panele diellore u rrit ndjeshëm vitin e kaluar, kryesisht nga bizneset që përballën me rritjen e çmimit të energjisë në masën 70%.
Ndërkohë që, sipas kompanive që operojnë në treg interesi nuk mungoi as nga familjarët, për shkak të deklaratave të qeverisë për rikthimin e tarifimit me 2 fasha. Megjithatë, sipas ekspertëve numri i atyre impianteve që kanë arritur të lidhen me rrjetin është tejet modest e do të duhet stimuj të mëtejshëm për të rritur këtë tregues. Deri më tani pengesa kryesore është konsideruar skema e matjes mujore, që ndikon ndjeshëm në reduktimin e përfitimeve që vijnë nga instalimi i paneleve.
Ndërkaq, pak ditë më parë u miratua ligji, që parashikon bilancin vjetor, teksa pritet botimi në Fletore Zyrtare për hyrjen në fuqi të tij. Sipas të dhënave nga OSHEE, fuqia totale e impianteve të instaluar deri në mani arrin në 102 MË, ndërkohë që 59% pjesa e tyre është pozicionuar në Tiranë dhe Durrës.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Më shumë të rinj braktisën shkollën në 5 vitet e fundit - Instat: 17.4% e tyre përfunduan vetëm arsimin bazë në 2021
Përqindja e të rinjve që përfundojnë arsimin bazë por nuk vazhdojnë më tej shkollimin ose trajnimin ka qenë në një trend të lartë në 5 vitet e fundit në vendin......

Paratë e pista, u rritën 50% procedimet në 2022 - Prokuroria e Përgjithshme/ 352 raste të hetuara, u dënuan 27 persona dhe 7 subjekte juridikë
Viti 2022 ka shënuar një rritje të ndjeshme të hetimeve dhe procedimeve për pastim paarash. Sipas Raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, për vitin e shkuar,......

Si u pastruan paratë në Shqipëri në 2022? - Raportimet u rritën 13%. Pjesa më e madhe nga noterët dhe nga bankat
Numri i raportimeve i rasteve të dyshuara për pastrim parash ka shënuar rritje të dukshme, ndërkohë që blerja e pasurive të paluajtëshme mbetet meënyra e......

A pritet një tjetër rritje çmimesh? - Shano: Biznesi do të deklarojë punëtorin me 40 mijë lekë, por do e paguajë më pak
Nga një prilli paga minimale në shqipëri ka kaluar në 40 mijë lekë, por si do ndikoj kjo në mbarvajtjen e biznesit, a do të kemi një tjetër valë të rritjes së......

Aplikohet për dy centrale diellorë - Investitorët, interes për energjinë fotovoltaike. Nuk përfitojnë nga masat mbështesëse
Dy aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, duke treguar interesin......

75 etiketa vere shqiptare në panairin e Veronës, Krifca: Tregje të reja për prodhuesit tanë!
Shqipëria prezantohet me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë bën me dije Ministrja e......

‘Hani shpejt dhe largohuni’ – Qyteti ku ndalohet përdorimi i telefonave inteligjentë në restorante!
Në restorantet ramen të Japonisë, ekziston një rregull i pashprehur: hani shpejt dhe largohuni. Kota Kai që zotëron dhe operon restorantin e Tokios Debu-chan......

Përshkallëzohen marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA – Shkak, hetimi ndaj prodhuesit amerikan të çipave!
Kina ka nisur një hetim të sigurisë kibernetike ndaj Micron Technology, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave të memories në Amerikë, në shenjë......