BE-ja përballet me një rënie masive demografike me mbi 27 milionë njerëz më pak deri në vitin 2100!

Bashkimi Europian është në prag të një ndryshimi të madh demografik pasi parashikimet e reja sugjerojnë një rënie të konsiderueshme të popullsisë deri në fund të shekullit. Vlerësimet nga Eurostat sinjalizojnë se blloku mund të shohë tkurrjen e popullsisë me 6 %, ose 27.3 milionë njerëz, deri në vitin 2100.
Pas dy vitesh rënie për shkak të pandemisë COVID-19, popullsia e BE-së filloi të rikuperohej në vitin 2022 dhe u vlerësua të kishte arritur në 451 milionë njerëz në fillim të këtij viti. Kjo rritje i atribuohet kryesisht fluksit masiv të refugjatëve ukrainas që pasoi pushtimin e vendit nga Rusia.
Tani, raporti i fundit nga zyra e statistikave të BE-së parashikon se popullsia e bllokut do të vazhdojë të rritet, duke arritur kulmin në 453 milionë njerëz në vitin 2026, përpara se të zvogëlohet në 420 milionë në vitin 2100.
Projeksioni u krijua bazuar në modelet e fertilitetit, vdekshmërisë dhe migrimit të kontinentit. Piramida e popullsisë 2100 projekton një shoqëri në tkurrje dhe plakje. Përqindja e fëmijëve, të rinjve nën 20 vjeç dhe atyre në moshë pune do të ulet, ndërsa e atyre të moshës 65 ose më shumë do të rritet.
Në vitin 2100, ata të moshës 65 vjeç e lart do të përbëjnë 32 % të popullsisë, krahasuar me 21 % në 2022. Piramida e parashikuar e popullsisë, si rezultat, do të duket shumë më e rëndë në majë se ajo e sotme: Do të ketë më shumë njerëz mbi 80 vjeç sesa njerëz nën 20 vjeç.
Pavarësisht rënies së parashikuar të popullsisë së BE-së deri në vitin 2100, disa shtete anëtare pritet të shohin rritjen e popullsisë së tyre, pjesërisht për shkak të emigrimit. Këto janë Belgjika, Çekia, Danimarka, Danimarka, Irlanda, Franca, Qiproja, Luksemburgu, Malta, Holanda, Austria, Suedia dhe Islanda. Popullsia në moshë pune, e përcaktuar si ato të moshës 15 deri në 64 vjeç, përbën mbi 64 % të popullsisë në BE, sipas të dhënave të vitit 2021.
Mbi 10 % e popullsisë së BE-së është midis 15 dhe 24 vjeç, mbi 32 % janë të moshës midis 25 dhe 49 vjeç dhe pothuajse 21 % është midis 50 dhe 64 vjeç. Në vitin 2021, mosha mesatare e popullsisë së BE-së ishte 44.1 vjeç, nga 41.6 vjeç në 2011.
Kjo moshë mesatare pritet të rritet më tej në 48.8 në vitin 2100. Kjo do të thotë se gjysma e popullsisë së BE-së do të jetë më e vjetër se 48.8 vjeç, ndërsa gjysma tjetër do të jetë më e re. Në vitin 2021, Qiproja kishte moshën mesatare më të ulët në 38 vjeç, dhe Italia kishte moshën më të lartë, me 47.6.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Procesi më i shpejtë i anëtarësimit në historinë e organizatës - Finlanda i bashkohet zyrtarisht NATO-s!
Një shtizë e re flamuri pret flamurin finlandez në selinë e NATO-s në Bruksel. Kur vendi nordik të bëhet anëtari i 31-të i aleancës ushtarake të martën, ai do......

Pse Italia ka vendosur të bllokojë ChatGPT?!
Autoritet italiane për mbrojtjen e të dhënave kanë deklaruar se softueri mbledh në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve dhe mbron shumë pak të......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan blihet sot me 103.4 lekë dhe shitet me 104.4 lekë duke e nisur ditën në kuota të qëndrueshme në raport me ditën e djeshme sipas kursit të......

Pensionistët e vetëpunësuar, nuk do të paguajnë më sigurime. Projektligji/ Përjashtohen individët në pension që janë të punësuar
Pensionistët e pleqërisë që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat do të përjashtohen nga pagesa e kontributeve shoqërore. Ministria e Financave dhe......

Shqipëria dhe Greqia, paketë “e vetme” turistike. Zacharaki: Promovim i përbashkët në të gjithë botën
Shqipëria dhe Greqia kanë firmosur një aksion plan në fushën e turizmit që synon më shumë bashkëpunim dhe promovimin e këtij sektori si një paketë e vetme për......

Panelet diellore i ka instaluar vetëm 0.09% e abonentëve - OSHEE ka mbi 1.1 mln klientë, energjia vetëprodhohet nga 1 025 prej tyre
Pavarësisht tendencës në rritje, numri i abonentëve që kanë instaluar panele fotovoltaike për të vetëprodhuar energji elektrike është tejet i ulët. Sipas të......

Më shumë të rinj braktisën shkollën në 5 vitet e fundit - Instat: 17.4% e tyre përfunduan vetëm arsimin bazë në 2021
Përqindja e të rinjve që përfundojnë arsimin bazë por nuk vazhdojnë më tej shkollimin ose trajnimin ka qenë në një trend të lartë në 5 vitet e fundit në vendin......

Paratë e pista, u rritën 50% procedimet në 2022 - Prokuroria e Përgjithshme/ 352 raste të hetuara, u dënuan 27 persona dhe 7 subjekte juridikë
Viti 2022 ka shënuar një rritje të ndjeshme të hetimeve dhe procedimeve për pastim paarash. Sipas Raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, për vitin e shkuar,......