Shqipëria dhe Greqia, paketë “e vetme” turistike. Zacharaki: Promovim i përbashkët në të gjithë botën

Shqipëria dhe Greqia kanë firmosur një aksion plan në fushën e turizmit që synon më shumë bashkëpunim dhe promovimin e këtij sektori si një paketë e vetme për tregun e Evropës Lindore. Zv.Ministrja greke e Turizmit, Sophia Zacharaki , zbuloi më shumë për këtë plan, ku theksoi se ndër të tjera qëllim është dyfishimi i turistëve grekë që vizitojnë Shqipërinë.
“Dy vendet kanë punuar në një marrëveshje të përbashkët që e kanë nënshkruar viter më parë dhe që është rifreskuar. Ajo bazohet më shumë në ekoturizëm, agroturizëm, gastronomi dhe turizmin fetar. Ekoturizmi është një pjesë e aksionplanit dhe e dyta është si të promovojmë turizmin e të dy vendeve dhe të zgjerojmë ofertën për turistët nga Evropa Lindore. Duhet të marrim avantazh ndaj këtyre vendeve dhe të promovojmë turizmin e Greqisë dhe të Shqipërisë si rajon, në të gjithë botën” deklaroi Sophia Zacharaki, Zv.Ministre e Turizmit në Greqi.
Sipas saj, rëndësi e veçantë do ti kushtohet edukimit dhe trajnimit të burimeve njerëzore në sektorin e turizmit.
“Po punojmë për edukimin në turizëm dhe të dy vendet mund të përfitojnë nga një kapital i mrekullueshëm njerëzor që është kryesisht moshë e re. Duhet më shumë punë në agroturizëm, ka shumë potencial për zhvillimin e agroturizmit dhe ne kemi shumë eksperiencë në këtë drejtim dhe e shohim që po funksionon. Sidomos pas pandemisë, njerëzit duan të jenë më afër me natyrën. Ne nuk duhet të jemi sezonal, por që të kemi burime të qëndrueshme humane, duhet të punojmë për zgjatje të sezonit” vijoi ajo.
Aksionplani do të nisë të vihet në jetë në fund të vitit 2023, për t'i paraprirë sezonit të ardhshëm turistik. Përgjatë vitit 2022, Shqipëria është vizituar nga 480 mijë turistë grekë.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Panelet diellore i ka instaluar vetëm 0.09% e abonentëve - OSHEE ka mbi 1.1 mln klientë, energjia vetëprodhohet nga 1 025 prej tyre
Pavarësisht tendencës në rritje, numri i abonentëve që kanë instaluar panele fotovoltaike për të vetëprodhuar energji elektrike është tejet i ulët. Sipas të......

Më shumë të rinj braktisën shkollën në 5 vitet e fundit - Instat: 17.4% e tyre përfunduan vetëm arsimin bazë në 2021
Përqindja e të rinjve që përfundojnë arsimin bazë por nuk vazhdojnë më tej shkollimin ose trajnimin ka qenë në një trend të lartë në 5 vitet e fundit në vendin......

Paratë e pista, u rritën 50% procedimet në 2022 - Prokuroria e Përgjithshme/ 352 raste të hetuara, u dënuan 27 persona dhe 7 subjekte juridikë
Viti 2022 ka shënuar një rritje të ndjeshme të hetimeve dhe procedimeve për pastim paarash. Sipas Raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, për vitin e shkuar,......

Si u pastruan paratë në Shqipëri në 2022? - Raportimet u rritën 13%. Pjesa më e madhe nga noterët dhe nga bankat
Numri i raportimeve i rasteve të dyshuara për pastrim parash ka shënuar rritje të dukshme, ndërkohë që blerja e pasurive të paluajtëshme mbetet meënyra e......

A pritet një tjetër rritje çmimesh? - Shano: Biznesi do të deklarojë punëtorin me 40 mijë lekë, por do e paguajë më pak
Nga një prilli paga minimale në shqipëri ka kaluar në 40 mijë lekë, por si do ndikoj kjo në mbarvajtjen e biznesit, a do të kemi një tjetër valë të rritjes së......

Aplikohet për dy centrale diellorë - Investitorët, interes për energjinë fotovoltaike. Nuk përfitojnë nga masat mbështesëse
Dy aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, duke treguar interesin......

75 etiketa vere shqiptare në panairin e Veronës, Krifca: Tregje të reja për prodhuesit tanë!
Shqipëria prezantohet me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë bën me dije Ministrja e......

‘Hani shpejt dhe largohuni’ – Qyteti ku ndalohet përdorimi i telefonave inteligjentë në restorante!
Në restorantet ramen të Japonisë, ekziston një rregull i pashprehur: hani shpejt dhe largohuni. Kota Kai që zotëron dhe operon restorantin e Tokios Debu-chan......