Pensionistët e vetëpunësuar, nuk do të paguajnë më sigurime. Projektligji/ Përjashtohen individët në pension që janë të punësuar

Pensionistët e pleqërisë që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat do të përjashtohen nga pagesa e kontributeve shoqërore. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për konsultim projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, i cili do tu japë mundësinë pensionistëve të vetëpunësuar që të mos paguajnë më kontributet shoqërore, të cilat nuk kanë asnjë efekt në pensionin e tyre.
Ndërkohë ky përjashtim nuk do të bëhet për pensionistët e punësuar me argumentin se “Duke qenë se i punësuari kontribuon në të gjitha degët e sigurimeve shoqërore dhe kontributet paguhen midis tij dhe punëdhënësit, përjashtimi nga pagimi i kontributeve pensionistëve të punësuar në sektorin privat do të deformonte tregu e punës, dëmtonte skemën e sigurimeve shoqërore dhe do të sillte problematika lidhur me administrimin fiskal”.
Sipas draftit, punëdhënësit do të ishin të prirur të punësonin pensionistë, ndërkohë që përjashtimi i pensionistëve të vetëpunësuar me statusin e personit fizik në sektorin privat nuk do të përbënte një problem, përveç pakësimit të të ardhurave në degën e sigurimeve shoqërore të barrëlindjes dhe të pensioneve, për të cilat kjo kategori paguan kontribute dhe pagesa në këto dy degë të sigurimit nuk u garanton një mbrojtje të shtuar. Kjo iniciativë prek 1484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat, të cilët deri më tani kanë derdhur çdo muaj rreth 9500 lekë për efekt të sigurimeve shoqërore. Në total kjo kategori paguan 14,1 milionë lekë çdo muaj apo 169 milionë lekë në vit.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Shqipëria dhe Greqia, paketë “e vetme” turistike. Zacharaki: Promovim i përbashkët në të gjithë botën
Shqipëria dhe Greqia kanë firmosur një aksion plan në fushën e turizmit që synon më shumë bashkëpunim dhe promovimin e këtij sektori si një paketë e vetme për......

Panelet diellore i ka instaluar vetëm 0.09% e abonentëve - OSHEE ka mbi 1.1 mln klientë, energjia vetëprodhohet nga 1 025 prej tyre
Pavarësisht tendencës në rritje, numri i abonentëve që kanë instaluar panele fotovoltaike për të vetëprodhuar energji elektrike është tejet i ulët. Sipas të......

Më shumë të rinj braktisën shkollën në 5 vitet e fundit - Instat: 17.4% e tyre përfunduan vetëm arsimin bazë në 2021
Përqindja e të rinjve që përfundojnë arsimin bazë por nuk vazhdojnë më tej shkollimin ose trajnimin ka qenë në një trend të lartë në 5 vitet e fundit në vendin......

Paratë e pista, u rritën 50% procedimet në 2022 - Prokuroria e Përgjithshme/ 352 raste të hetuara, u dënuan 27 persona dhe 7 subjekte juridikë
Viti 2022 ka shënuar një rritje të ndjeshme të hetimeve dhe procedimeve për pastim paarash. Sipas Raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, për vitin e shkuar,......

Si u pastruan paratë në Shqipëri në 2022? - Raportimet u rritën 13%. Pjesa më e madhe nga noterët dhe nga bankat
Numri i raportimeve i rasteve të dyshuara për pastrim parash ka shënuar rritje të dukshme, ndërkohë që blerja e pasurive të paluajtëshme mbetet meënyra e......

A pritet një tjetër rritje çmimesh? - Shano: Biznesi do të deklarojë punëtorin me 40 mijë lekë, por do e paguajë më pak
Nga një prilli paga minimale në shqipëri ka kaluar në 40 mijë lekë, por si do ndikoj kjo në mbarvajtjen e biznesit, a do të kemi një tjetër valë të rritjes së......

Aplikohet për dy centrale diellorë - Investitorët, interes për energjinë fotovoltaike. Nuk përfitojnë nga masat mbështesëse
Dy aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, duke treguar interesin......

75 etiketa vere shqiptare në panairin e Veronës, Krifca: Tregje të reja për prodhuesit tanë!
Shqipëria prezantohet me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë bën me dije Ministrja e......