Shtëpia më e shtrenjtë në Londër, 74 mln USD - Rezidenca në shitje ka një pishinë 33 metra të gjatë dhe 8 dhoma gjumi

Një nga shtëpitë më të shtrenjta në Londër u rendit në listën e pronave në shitje për 60 milionë paund, rreth 74 milionë dollarë. Rezidenca e mbushur me komoditete përfshin gjashtë kate, duke përfshirë dy që janë nën tokë. Ajo ka një pishinë të madhe 33 metra e gjatë, një tualet dhe parkim që lidhet me një rrugicë të fshehur.
Shtëpia me tetë dhoma gjumi dhe tetë banja shtrihet mbi 14.700 metra katrorë dhe është në një zonë të re rezidenciale në zhvillim të quajtur Kazerma Chelsea, e vendosur në Belgravia, një nga lagjet më të shtrenjta të Londrës.
Zhvillimi është emëruar pas tokës ku ndodhet, një zonë prej 13 hektarësh e cila për 150 vjet strehonte regjimente nga Ushtria Mbretërore Britanike. Parcela u shit në vitin 2008 nga Ministria Britanike e Mbrojtjes për 1.3 miliardë dollarë, ose 100 milionë dollarë për hektarë. Çmimi i shitjes e bëri atë një nga transferimet më të mëdha të tokës në historinë britanike dhe një nga transaksionet më të mëdha të pasurive të patundshme të banueshme në botë.
Vendi u ble nga fondi sovran i pasurisë i Shtetit të Katarit në partneritet me Candy Brothers, zhvillues britanikë të cilët më vonë shitën pjesën e tyre tek kompania e pasurive të patundshme të Katarit, Diar. Kompania mbikëqyri zhvillimin e 290 rezidencave luksoze dhe 130 njësive të banesave të përballueshme në vend. Zona ndodhet më pak se dy milje nga Pallati Buckingham dhe pak më shumë se një çerek milje nga lumi Tamiz.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Nafta rritet pranë 85 USD për fuçi - Mbështetet nga vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin
Nafta ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, pas vendimit të OPEC+ për të ulur më tej kuotat e prodhimit. Tashmë investitorët po fokusohen te......

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin mbledhjen vjetore të Credit Suisse
Tregjet europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, por tashmë e gjithë vëmendja e investitorëve është përqendruar te efektet që do të......

Dollari zgjeron humbjet - Sektori i manifakturës në SHBA bie në nivelin më të ulët në 3 vite
Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të ngadalësimit të sektorit të manifakturës në SHBA dhe për shkak të......

BE-ja përballet me një rënie masive demografike me mbi 27 milionë njerëz më pak deri në vitin 2100!
Bashkimi Europian është në prag të një ndryshimi të madh demografik pasi parashikimet e reja sugjerojnë një rënie të konsiderueshme të popullsisë deri në fund......

Procesi më i shpejtë i anëtarësimit në historinë e organizatës - Finlanda i bashkohet zyrtarisht NATO-s!
Një shtizë e re flamuri pret flamurin finlandez në selinë e NATO-s në Bruksel. Kur vendi nordik të bëhet anëtari i 31-të i aleancës ushtarake të martën, ai do......

Pse Italia ka vendosur të bllokojë ChatGPT?!
Autoritet italiane për mbrojtjen e të dhënave kanë deklaruar se softueri mbledh në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve dhe mbron shumë pak të......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan blihet sot me 103.4 lekë dhe shitet me 104.4 lekë duke e nisur ditën në kuota të qëndrueshme në raport me ditën e djeshme sipas kursit të......

Pensionistët e vetëpunësuar, nuk do të paguajnë më sigurime. Projektligji/ Përjashtohen individët në pension që janë të punësuar
Pensionistët e pleqërisë që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat do të përjashtohen nga pagesa e kontributeve shoqërore. Ministria e Financave dhe......