“OPEC+ po dëmton perspektivën e rritjes globale” - Deklarata e Yellen, pas vendimit për uljen e prodhimit të naftës

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se një ulje befasuese e prodhimit të naftës nga OPEC+ është një "akt jokonstruktiv" që do të shtojë pasigurinë në perspektivën e rritjes globale dhe do t'i ngarkojë konsumatorët në një kohë inflacioni të lartë. Ajo shtoi se është një veprim për të ardhur keq që OPEC vendosi të ndërmarrë, duke theksuar se ishte shumë herët për të vlerësuar se cili do të ishte ndikimi i çmimit. Kjo sipas saj ndikon për keq në një moment që po bëhet e pamundura që cmimet e energjisë të qëndrojnë sa më të ulëta.
Yellen tha se një ulje e çmimeve të benzinës nga nivelet rekord të vitit të kaluar kishte ndihmuar në kufizimin e inflacionit dhe do të ishte e dëmshme nëse prirja do të ndryshonte. Çmimet bazë të naftës u rritën me 6% të hënën, një ditë pasi grupi OPEC+ tronditi tregjet me planet për të ulur më shumë prodhimin, duke rritur frikën e reduktimit të furnizimeve. Yellen këmbënguli se është e qartë, që nuk është një hap pozitiv për rritjen globale, tha Yellen. Dhe se kjo shton pasigurinë dhe barrën në një kohë kur inflacioni është tashmë i lartë.
Presidenti i SHBA Joe Biden minimizoi ndikimin e lëvizjes së OPEC + në një koment të shkurtër për gazetarët. Ai tha se situata nuk do të jetë aq e keqe sa mendohet. Ndërsa e pyetur për ndikimin që do të kishte ulja e prodhimit të OPEC+ në kufirin e çmimit prej 60 dollarësh për fuçi që qeveritë perëndimore kanë vendosur ndaj naftës së papërpunuar ruse, Yellen tha se nuk e sheh të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm në nivelin e duhur të kufirit të çmimit. Ajo theksoi se vendet e koalicionit mund të rishikojnë nivelin e kufirit të çmimeve nëse një ndryshim vlerësohet i përshtatshëm.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Indonezia ul në 1% TVSH për automjetet elektrike - Vendimi, një përpjekje për të tërhequr investime në vend
Indonezia ka ulur tatimin mbi vlerën e shtuar për shitjet e automjeteve elektrike me bazë baterie në 1% nga 11% për të inkurajuar përdorimin e automjeteve......

Shtëpia më e shtrenjtë në Londër, 74 mln USD - Rezidenca në shitje ka një pishinë 33 metra të gjatë dhe 8 dhoma gjumi
Një nga shtëpitë më të shtrenjta në Londër u rendit në listën e pronave në shitje për 60 milionë paund, rreth 74 milionë dollarë. Rezidenca e mbushur me......

Nafta rritet pranë 85 USD për fuçi - Mbështetet nga vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin
Nafta ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, pas vendimit të OPEC+ për të ulur më tej kuotat e prodhimit. Tashmë investitorët po fokusohen te......

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët presin mbledhjen vjetore të Credit Suisse
Tregjet europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, por tashmë e gjithë vëmendja e investitorëve është përqendruar te efektet që do të......

Dollari zgjeron humbjet - Sektori i manifakturës në SHBA bie në nivelin më të ulët në 3 vite
Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të ngadalësimit të sektorit të manifakturës në SHBA dhe për shkak të......

BE-ja përballet me një rënie masive demografike me mbi 27 milionë njerëz më pak deri në vitin 2100!
Bashkimi Europian është në prag të një ndryshimi të madh demografik pasi parashikimet e reja sugjerojnë një rënie të konsiderueshme të popullsisë deri në fund......

Procesi më i shpejtë i anëtarësimit në historinë e organizatës - Finlanda i bashkohet zyrtarisht NATO-s!
Një shtizë e re flamuri pret flamurin finlandez në selinë e NATO-s në Bruksel. Kur vendi nordik të bëhet anëtari i 31-të i aleancës ushtarake të martën, ai do......

Pse Italia ka vendosur të bllokojë ChatGPT?!
Autoritet italiane për mbrojtjen e të dhënave kanë deklaruar se softueri mbledh në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve dhe mbron shumë pak të......