Platforma të reja tregtimi përveç Bursës - Çfarë parashikon rregullorja e AMF-së?!

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar për konsultim publik projekt-rregulloren që përcakton kërkesat dhe procedurat e dhënies së licencës për platformat alternative që ofrojnë shërbime investimi, siç janë Platforma Shumëpalëshe e Tregtimit (Multilateral Trading Facilities – MTF) dhe Platforma e Organizuar e Tregtimit (Organized Trading Facilities - OTF) të cilat ofrojnë mundësi të reja për tregtimin e instrumenteve financiare krahas Bursës, e cila është licencuar në vitin 2017.
Tashmë, investitorit shqiptar i sigurohen alternativa të reja, të ndryshme nga bursat tradicionale, për tregtimin e instrumenteve financiare.
Platforma shumëpalëse e tregtimit (MTF) është një formë e përhapur dhe e suksseshme në tregun evropian të kapitaleve dhe prezantimi i saj edhe në tregun shqiptar i shërben zhvillimit të mëtejshëm të këtij tregu. Kjo platformë i ofron një mundësi emetuesve të vegjël apo ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për akses në kapital me kosto më efektive përmes emetimit të obligacioneve apo aksioneve. Si rregull, kompanitë që tregtojnë tituj në platformën MTF janë kryesisht Start-upe, apo emetues të vegjël, të cilëve u ofrohet një mënyrë më e thjeshtë, me më pak kërkesa dhe më pak kosto për akses në tregjet e kapitalit. Në këtë mënyrë, kjo platformë shërben si një alternative për bizneset e vogla, që do të kishin kosto më të larta për një dalje të mundshme në Bursë.
Në dallim nga platforma MTF dhe nga tregu i rregulluar (Bursa), platforma e organizuar e tregtimit OTF është një sistem shumëpalësh, në të cilin është i përcaktuar lloji i instrumenteve financiare që mund të tregtohen. Ashtu si edhe Bursa, edhe këto lloj platformash shoqërohen me një sërë kërkesash të larta mbikëqyrëse, për të siguruar transparencë dhe mbrojtje për investitorët, para dhe pas tregtimit.
Platformat MTF ngjasojnë me tregun e rregulluar (Bursën) si në aspektin e rregullimit dhe mbikëqyrjes së tyre, ashtu edhe në aspektin e rregullave operacionale të tyre, pasi për të dyja këto tregje zbatohen kërkesa për transparencë përpara dhe pas tregtimit. Gjithashtu edhe kriteret për sigurinë kibernetike, struktura organizative e kërkuar, mënyra operacionale dhe sistemet e tregtimit janë të ngjashme me ato të një tregu të rregulluar.
Megjithatë këto platforma kanë ndryshim nga tregu i rregulluar (Bursa), pasi ofrojnë lehtësira dhe përparësi në disa aspekte që lidhen me dokumentacionin e kërkuar për listim dhe pranim për tregtim në këto tregje, kërkesa për raportim, apo kohë, shpejtësinë e kryerjes së transaksionit dhe kosto më të ulëta. Kështu, në platformën PSHT, ndryshe nga Bursa, emetimi dhe tregtimi i instrumenteve financiare mund të realizohet pa nevojën për të patur një prospekt të miratuar nga AMF.
Sipas njoftimit projekt-rregullorja e publikuar për konsultim publik kërkon plotësimin e disa kërkesave nga ana e operatorëve të tregut përpara operimit të këtyre platformave, si një sistem efikas tregtimi, masa për administrimin e rrezikut, të dhëna për anëtarët dhe përdoruesit e mundshëm të sistemit, llojin e instrumenteve financiare, etj.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Elon Musk zëvendëson imazhin e zogut të Twitter me Shiba Inu – ‘Kërcejnë’ aksionet e Dodgecoin!
Ikona tradicionale e zogjve të Twitter-it u hoq dhe u zëvendësua me një imazh të një Shiba Inu, një lëvizje e dukshme ndaj Dogecoin, kriptomonedhës shaka për......

Goldman parashikon rritje të çmimit të naftës - Pas reduktimit të prodhimit, 110 dollarë për fuçi deri në 2024
Goldman Sachs paralajmëron se reduktimi i prodhimit të naftës së papërpunuar nga OPEC mund të rezultojë në një deficit dukshëm më të madh në treg, duke sjellë......

Minorenët e punësuar, 84% në bujqësi! 15-17 vjeçarët, 1 në 10 është në tregun e punës
Integrimi i të rinjve në tregun e punës, orientimi i tyre dhe informimi është një detyrë e rëndësishme si e aktorëve publikë po ashtu edhe e atyre privatë.......

Ulje taksash për industrinë e gjelbër në Francë - Objektiv, reduktimi i emetimeve të gazeve serrë
Franca mund të ofrojë ulje taksash dhe subvencione për prodhimin e teknologjive miqësore me klimën në vend, sipas propozimeve nga ligjvënësve që po përgatisin......

Mësuesit në Britani refuzojnë ofertën e qeverisë - Sektori i arsimit, prej ditësh në grevë për paga më të larta
Mësuesit kanë refuzuar me shumicë dërrmuese një ofertë pagash nga qeveria britanike. Lajmi u konfirmua nga sindikata që tha se do të zhvillojë edhe dy ditë të......

“OPEC+ po dëmton perspektivën e rritjes globale” - Deklarata e Yellen, pas vendimit për uljen e prodhimit të naftës
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se një ulje befasuese e prodhimit të naftës nga OPEC+ është një "akt jokonstruktiv" që do të shtojë......

Indonezia ul në 1% TVSH për automjetet elektrike - Vendimi, një përpjekje për të tërhequr investime në vend
Indonezia ka ulur tatimin mbi vlerën e shtuar për shitjet e automjeteve elektrike me bazë baterie në 1% nga 11% për të inkurajuar përdorimin e automjeteve......

Shtëpia më e shtrenjtë në Londër, 74 mln USD - Rezidenca në shitje ka një pishinë 33 metra të gjatë dhe 8 dhoma gjumi
Një nga shtëpitë më të shtrenjta në Londër u rendit në listën e pronave në shitje për 60 milionë paund, rreth 74 milionë dollarë. Rezidenca e mbushur me......